EKSKLUZIVE/ Partizani merr ish-sulmuesin e Skënderbeut për 60 milionë lekë, në bisedime të avancuara edhe me një kroat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2022 | 21:54

EKSKLUZIVE/ Partizani merr ish-sulmuesin e Skënderbeut për 60 milionë lekë, në bisedime të avancuara edhe me një kroat

Partizani përveç largimeve, po punon fort për afrimet që të përforcojë skuadrën. Sulmi është reparti ku ka më shumë nevoja dhe duket se më në fund po bëhen lëvizjet e duhura për të plotësuar ofensivën. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se Partizani ka arritur akordin me Alfred Mensah, ishsulmuesin e Skënderbeut në sezonin e shkuar.

mensah

Ganezi e la Skënderbeun pas rënies në të Parën dhe u transferua në Izrael, ku firmosi me skuadrën e Nof HaGalil. Megjithatë, gjithçka është anuluar në momentet e fundit për shkak se Skënderbeu kërkoi taksën e formimit për lojtarin, që ishte rreth 90 mijë euro. Klubi i Nof HaGalil nuk ishte i gatshëm të paguante këtë shumë dhe i kërkoi lojtarit largimin.

Partizani, shumë i interesuar edhe më parë për Mensah, ndërhyri me shpejtësi dhe arriti të bindë Mensah, por edhe Skënderbeun. Gjithsesi, as në këtë rast klubi korçar nuk heq dorë nga taksa e formimit dhe gazeta mëson ekskluzivisht se ka arritur akordin me presidentin Takaj për shifrën e 60 milionë lekëve të vjetër, para të konsiderueshme për futbollin tonë.

Sulmuesi ka mbërritur dje në mbrëmje në Tiranë dhe sot pritet të vijë firma mbi kontratë. Ganezi mund të luajë në qendër dhe në krahët e sulmit. Vjet me Skënderbeun ai shënoi 9 gola në Kategorinë Superiore.

23-vjeçari do të jetë në garë me Skukën për një vend në formacion. Përveç Mensah, ditën e sotme në Tiranë pritet të mbërrijnë edhe dy lojtarë të tjerë nga Afrika. Ata janë përzgjedhur nga klubi dheshihen si talente për të ardhmen.

mensah

RADIÇ – “Panorama Sport” zbulon gjithashtu se klubi i kuq është në bisedime të avancuara për transferimin e qendërsulmuesit kroat, Dominik Radiç.

26-vjeçari është parë me kujdes nga anae drejtuesve dhe shihet si një lojtar, që mund të përshtatetshpejt me lojën e skuadrës sëkuqe. Palët janë në bisedimetë avancuara dhe pritet ngadita në ditë “tymi i bardhë”.

Radiç ka luajtur në Kroaci, Sllovaki dhe Çeki. Në sezonin efundit me Sered në Sllovaki aishënoi 5 gola.

radic

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"