EKSKLUZIVE/ Ofertë nga Qipro, zbulohet klubi që kërkon dy sulmuesit e Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2020 | 0:12

EKSKLUZIVE/ Ofertë nga Qipro, zbulohet klubi që kërkon dy sulmuesit e Flamurtarit

Oferta nga Qiproja për dy titullarë të Flamurtarit. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht nga burime të sigurta se Karmiotisa Pano Polemidia quhet klubi i sapongjitur në Superligën qipriote që synon të marrë shërbimet e sulmuesve Andi Ribaj dhe Ardit Hoxhaj. Prej ditësh palët janë futur në bisedime dhe në parim kanë gjetur marrëveshjen, por çdo gjë ka mbetur pezull për shkak të pandemisë dhe mbylljes së kufijve. Karmiotisa është një klub që është themeluar në vitin 1979. Ka qenë pjesë në Ligën e Parë të Qipros, ndërsa gjatë këtij sezoni ka fituar të drejtën e ngjitjes në elitën e futbollit të vendit ishullor.

Kukesi-Flamurtari-e1592240592317

Mësohet se ndërmjetës në negociatat mes klubit qipriot dhe lojtarëve të Flamurtarit është bërë menaxheri i njohur, Kostandin Grillo. Stafi teknik i Karmiotisas ka ndjekur me vëmendje paraqitjen e titullarëve të ekipit kuqezi dhe ka kërkuar me çdo kusht të hedhë hapin konkret. Vetë lojtarët, kur janë pyetur nga gazeta për të ardhmen e tyre, kanë thënë se fillimisht do të dëgjojnë projektin e Flamurtarit.

PROBLEMI – Mbyllja e kufijve nga Koronavirusi duket se mbetet i vetmi problem për transferimin e dy lojtarëve të Flamurtarit, Andi Ribaj dhe Ardit Hoxhaj, në Qipro.RIBAJ

Por, shpresohet që gjërat të rregullohen dhe në gusht të zgjidhet edhe çështja e hapjes së kufijve që Ribaj dhe Hoxhaj të udhëtojnë drejt Qipros për një aventurë te Karmiotisa. Shteti ishullor ka vendosur që asnjë shtetas jashtë Bashkimit Europian të mos futet në vendin e tyre deri më 1 shtator, natyrisht duke provuar që ka dalë negativ në testin që duhet të jetë bërë në 24 orët e fundit para hyrjes në Qipro.

Ribajt dhe Hoxhajt i skadon kontrata me Flamurtarin me mbylljen e këtij sezoni. Gjasat janë të mëdha që lojtarët të cilët kanë mbajtur peshën e sulmit këtë sezon te kuqezinjtë të bëhen pjesë e ekipit që është ngjitur këtë sezon në Superligën qipriote.hoxhaj ardit

Kujtojmë që Ribaj ka provuar pak kohë më parë edhe një aventurë në Izrael, ndërsa Hoxhaj është aktivizuar, krahas Flamurtarit, me ekipe si Skënderbeu, Bylisi dhe për një kohë të shkurtër te Luftëtari i Gjirokastrës. Hoxhaj është shënuesi më i mirë i kuqezinjve, me 7 gola në 31 ndeshje të luajtura këtë kampionat deri më tani.

ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"