EKSKLUZIVE/ Nuk po kalon periudhë të mirë, lojtari i Tiranës kërkon largimin. Zbulohen ofertat e para

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2021 | 23:15

EKSKLUZIVE/ Nuk po kalon periudhë të mirë, lojtari i Tiranës kërkon largimin. Zbulohen ofertat e para

Riçard Danso dëshiron të ikë nga Tirana në fund të sezonit. Lojtari po stërvitet dhe luan tek ekipi U21, ndërsa mësohet se ka oferta nga Egjipti, Austria e Belgjika.

Danso

Gjithsesi, Tirana nga ana e vet nuk lejon largimin e lojtarit pa shitur kartonin. Bardheblutë duan që ta shesin lojtarin dhe për të kërkojnë të paktën 100 mijë euro. Ai është dënuar nga klubi, sepse nuk i është përmbajtur rregullores së brendshme të skuadrës. E vërteta është se futbollisti prej javësh nuk ka qenë zgjedhje e parë.

Kjo, me sa duket, e ka mërzitur afrikanin që i ka kërkuar llogari trajnerit përse nuk është titullar. Futbollisti ka disa ditë që e ndjek civil stërvitjen e bardhebluve.

Ganezi që erdhi në Shqipëri pas aventurës amerikane, nuk ka bërë ndonjë gjë të madhe në Superiore. Në 15 takime është aktivizuar 893 minuta.

Në dhjetë sfida ka qenë titullar, ndërsa në pesë të tjera sfidën e ka nisur nga stoli. Veç 5 kartonëve të verdhë dhe një të kuqi, ganezi nuk ka shfaqur tjetër gjë në Superiore, ndonëse erdhi me bujë të madhe dhe prej tij pritej shumë. Prej një faze nuk luan me ekipin e parë qoftë edhe një minutë.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"