EKSKLUZIVE/ Një trajner italian drejt rikthimit në Superiore, ja kush pritet te Egnatia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2023 | 22:55

EKSKLUZIVE/ Një trajner italian drejt rikthimit në Superiore, ja kush pritet te Egnatia

Shkarkimi i Shpëtim Duros duket se nuk ka qenë edhe aq i rastësishëm te Egnatia.

DIEGO LONGO

“Panorama Sport” zbulon se klubi rrogozhinas është afër marrëveshjes me italianin që drejtoi Kukësin në sezonin e kaluar, Diego Longo.

Ky i fundit ka qenë në bisedime me Egnatian edhe në verën e vitit të kaluar, pikërisht pak kohë pasi ishte larguar nga verilindorët.

Gazeta zbulon se sot italiani ka mbërritur në Shqipëri dhe gjasat janë që të zyrtarizohet nga Egnatia në orët në vijim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"