EKSKLUZIVE/ Një mbrojtës i majtë për Partizanin, të kuqtë i bëjnë ofertë shqiptarit që aktivizohet në Greqi (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2022 | 14:37

EKSKLUZIVE/ Një mbrojtës i majtë për Partizanin, të kuqtë i bëjnë ofertë shqiptarit që aktivizohet në Greqi (VIDEO)

Krahët e mbrojtjes janë gjithashtu pozicione ku Partizani ka nevojë për përmirësim. Pas emrave të Fernando Augustos dhe Andi Hardojt, në listën e Partizanit është shtuar edhe një lojtar me origjinë shqiptare, që luan në Greqi.

ANDREA KOKA

Andrea Koka, i cili aktualisht luan me Olimpiakos Volos në Superligën e dytë greke.

Partizani i ka bërë oferte zyrtare 24-vjeçarit, i cili është gati të bashkohet me të kuqtë, por më parë duhet të zgjidhe kontratën me klubin e tij aktual, sepse ka marrëveshje deri në verë. Ai nuk ka luajtur si titullar te Volos dhe pretendon të gjejë më shumë minuta te Partizani.

Këtë sezon ai numëron vetëm 4 ndeshje në kampionat, teksa dy prej tyre i ka nisur si titullar. Koka është një dëshirë e vjetër për Partizanin.

andrea koka

Të kuqtë e kanë kërkuar edhe në të shkuarën mbrojtësin e majtë, por nuk kanë arritur të sigurojnë shërbimet e tij.

Kjo merkato duket se më në fund do të arrijë të bashkojë Kokën me “demat”.

Këmbëngulja e Partizanit për Kokën vjen edhe për faktin se ai ka pasaportë shqiptare dhe nuk konsiderohet i huaj, fakt që e ndihmon Partizanin për numrin e të huajve në fushë.

Kujtojmë që në Shqipëri në fushë ekipet nuk mund të aktivizojnë më shumë se 5 të huaj.

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"