Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 20:44
EKSKLUZIVE/ Nis eksodi te Flamurtari, ikin dy lojtarë para ndeshjes në Laç
Nis eksodi te Flamurtari. Pas largimit të mesfushorit boshnjak, Semir Bajraktareviç, tri javë më parë, sot është konfirmuar një tjetër lajm që e bën situatën në Vlorë edhe më të nderë.
“Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta në klub, se mbrojtësi Lirim Mema dhe sulmuesi Bajram Nebihu, nuk kanë duruar më dhe i kanë thënë lamtumirë Flamurtarit dy ditë para ndeshjes me Laçin.
Mema iu bashkua në verë vlonjatëve si mbrojtës i Kosovës U-21. Ai luajti vetëm tri ndeshje me fanellën kuqezi. Ndërkohë, Nebihu u aktivizua në 7 takime dhe arriti të shënonte një gol në barazimin 1-1 ndaj Partizanit.
Në ditët e ardhshme gjasat janë që të tjerë lojtarë të largohen nga Vlora.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"