EKSKLUZIVE/ Ndryshime rrënjësore në Gjirokastër, ja si do të quhet ekipi i ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2020 | 23:57

EKSKLUZIVE/ Ndryshime rrënjësore në Gjirokastër, ja si do të quhet ekipi i ri

Kolapsi që ka mbërthyer Luftëtarin si asnjëherë tjetër në historinë e tij 90-vjeçare, ka prekur fundin. Një fund i hidhur për gjithë aktorët dhe faktorët sportivë të qytetit të gurtë për vet emrin që Luftëtari vendosi në librin e artë të historisë së futbollit shqiptar.

Flamur-Golemi-ok

Në një kohë që Luftëtari s’ekziston në terren, më në fund duket se rrezet e dritës në fund të tunelit kanë filluar të shfaqen. Kryebashkiaku Flamur Golemi për “Panorama Sport” bën të ditur si do të operohet në vazhdim për ringritjen e Luftëtarit. “Nuk dua të ndalem në hollësira dhe histori gjyqesh, pasi gjithçka u ka kaluar organeve të drejtësisë. Janë këto organe që do të zbardhin gjithçka rreth menaxhimit të ekipit.

E rëndësishme është të ringremë Luftëtarin. Ndoshta jemi pak me vonesë, por procedurat ligjore na privonin të drejtën për të ndërhyrë më parë. Megjithatë, ne do ta ringremë ekipin, do t’ia rikthejmë qytetit me të gjitha mënyrat. Në situatën aktuale gjithçka do të fillojë nga e para dhe Luftëtari do të ketë prioritet të vetëm akademinë. Luftëtari, nisur nga situata e krijuar, ndoshta s’do të përfaqësohet në Kategorinë e Parë, do të zbresë edhe në Kategorinë e Dytë apo të Tretë, por jam i bindur se do ketë një perspektivë 5-vjeçare të ndritur.

Ekipi do të përfaqësohet me logo tjetër, me emrin “AF Luftëtari”. Brezat që kanë dhënë shpirtin në fushë në të shkuarën do të jenë pjesë aktive e Luftëtarit, vetëm e vetëm që emrat legjendë të ekipit të mos harrohen. Luftëtari do të ringrihet dhe të gjithë duhet të vendosim një gur të fortë në themelin e fortesës që duam të rindërtojmë”, tha Golemi.

TOMOR SHEHU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"