EKSKLUZIVE/ Ndeshja e prapambetur e javës së parë, shtyhet sërish pa afat sfida midis Partizanit dhe Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2023 | 17:28

EKSKLUZIVE/ Ndeshja e prapambetur e javës së parë, shtyhet sërish pa afat sfida midis Partizanit dhe Teutës

Ndeshja e prapambetur e javës së parë, Partizani-Teuta, e programuar për t’u luajtur të mërkurën e 4 tetorit, në orën 15:00 në stadiumin “Arena e Demave” në kryeqytet, do të shtyhet sërish për një tjetër datë.

STADIUMI PARTIZANI 4

“Panorama Sport” mëson nga burime zyrtare në FSHF, se klubi i kuq dhe ai durrsak, kanë kërkuar që të mos luhet këtë të mërkurë për shkak të ngjeshjes së pazakontë të kalendarit, teksa duhet të jenë sërish në fushë të dielën për javën e 8-të.

Gjasat janë që të gjendet një tjetër datë në fund të këtij muaji pas ndeshjeve të Kombëtareve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"