EKSKLUZIVE / “Mos shkoni në lokale”, mjeku i Partizanit u jep leksion lojtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2022 | 21:37

EKSKLUZIVE / “Mos shkoni në lokale”, mjeku i Partizanit u jep leksion lojtarëve

Partizani prej ditësh vazhdon përgatitjet për ndeshjen e parë të këtij viti ndaj Egnatias. Të kuqtë kujdesen në maksimum për të qenë sa më në formë për këtë rinisje të sezonit, por kjo nuk është gjëja e vetme që ato duhet të kenë në mendje.

dhimosten-gjini1

Koronavirusi është ende nëpër këmbë dhe në vendin tonë rastet po rriten dita-ditës. Klubi i Kukësit raportoi disa raste të prekurish me COVID-19 para pak ditësh dhe te Partizani po mundohen ta shmangin një situatë të tillë. Mjeku i ekipit, Dhimosten Gjini, ka mbajtur një fjalim para skuadrës së fundmi, ku i ka këshilluar lojtarët të mos frekuentojnë ambiente me shumë njerëz.

“COVID-19 është përhapur shumë në ditët e fundit. Është shumë e rëndësishme të kujdeseni për shëndetin tuaj. Mos shkoni në lokale nate, ku ka njerëz gjithandej, as në restorante që janë plot me klientë sepse është rrezik i madh për t’u infektuar. Mbani sa më shumë higjienën personale, lani duart sa më shpesh. Të isha futbollist dhe të kisha përgjegjësitë që ju keni për shëndetin tuaj, do t’i respektoja rregullat kundër Koronaviusit më shumë se askush tjetër. Është e patolerueshme nëse qëndroni në ambiente të mbyllura me shumë njerëz. Nuk rrezikoni vetëm veten tuaj”, tha doktori ndër të tjera.

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"