Mision i pamundur për Partizanin, sulmuesi i Skënderbeut arrin akordin me skuadrën izraelite

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2022 | 14:33

Mision i pamundur për Partizanin, sulmuesi i Skënderbeut arrin akordin me skuadrën izraelite

Partizani është në kërkim të sulmuesve, pas largimeve të Esat Malës dhe Stenio Zhuniorit.

MENSAH

Një nga lojtarët, profilin e të cilit e pëlqejnë shumë në kampin e “demave”, është Alfred Mensah.

Pavarësisht se ekipi i tij ra në Kategorinë e Parë, ganezi ka rënë në sy në këtë sezon me Skënderbeun, falë shpejtësisë së tij dhe diferencës që krijon me mbrojtësit kundërshtarë.

Mensah shënoi plot 9 gola dhe dhuroi 1 asist me korçarët në Kategorinë Superiore në këtë sezon. Gjithsesi, ai duket një mision i pamundur për Partizanin.

“Demat e kuq” e kanë tentuar 22-vjeçarin prej disa ditësh, por oferta nga Izraeli me Hapoel Haderën e ka mundur propozimin e kryeqytetasve.

“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se Mensah ka arritur akordin me izraelitët, pavarësisht insistimit të Partizanit.

Sulmuesi largohet si lojtar i lirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"