Ekskluzive/ Merr fund “telenovela”, Lilaj firmos te skuadra e re për një shifër të çmendur (Foto)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2018 | 23:30

Ekskluzive/ Merr fund “telenovela”, Lilaj firmos te skuadra e re për një shifër të çmendur (Foto)

Merr fund “telenovela”, Sabjen Lilaj është zyrtarisht futbollist i Qabalës në kampionatin azerbajxhanas. Mesfushori korçar është larguar nga Skënderbeu pas përfundimit të kontratës dhe ka firmosur me skuadrën e re për 2 vite ku do të përfitojë 500 mijë euro.

Lilaj

Kalimi i Lilajt te Qabala u mundësua nga menaxheri Franci Bode. Sulmuesi ka firmosur sot kontratën dhe është prezantuar me klubin azer.

Lilaj3

29-vjeçari nga Maliqi, ishte pjesë e Skënderbeut që prej sezonit 2012, ndërsa tani do të largohet për një aventurë të re në kampionatin azerbajxhanas.

Lilaj2

Lilaj është pjesë dhe e ekipit Kombëtar, ku është aktivizuar 14 takime me fanellën kuqezi. Kujtojmë që për mesfushorin, interesoheshin edhe klubet si Palermo, Karabak dhe Neftçi, por oferta e Qabalës ka qenë e pa rezistueshme.  Qabala u rendit në vendin e dytë në sezonin që sapo u mbyll dhe do të marrë pjesë në Ligën e Europës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"