EKSKLUZIVE/ Mema i kërkon leje për t’u larguar, Idrizi i bën bllokadë të përkohshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2018 | 10:27

EKSKLUZIVE/ Mema i kërkon leje për t’u larguar, Idrizi i bën bllokadë të përkohshme

Prej javësh, largimi i Ze Marias nga Tira na ka qarkulluar në “ajër”, duke u bërë gjithnjë e më shumë një rrymë më e fortë, deri sa erdhi në momentin përfundimtar. Mirëpo, askush nuk beson se drejtuesit e skuadrës kryeqytetase të kenë naivitetin për të larguar një trajner dhe pa nisur të lëvizin gurët për tjetrin që do ta pasojë.

mema

Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar se pasardhësi i brazilianit do të jetë një njeri nga familja Mema, e lidhur ngushtë ndër vite me fanellën dhe historinë e 24 herë kampionëve të vendit, Ardian Mema. “Nuk ka asgjë zyrtare. Për momentin qarkullon mediatikisht dhe duhet të flasin ata që e bëjnë ofertën”, ka deklaruar Mema për “Panorama Sport”, pasditen e djeshme.

Trajneri – Mema është aktualisht pjesë e stafit të Flamurtarit, si ndihmës i trajnerit Ilir Daja. Prej ditësh, emri i tij qarkullon si opsion për të marrë drejtimin e bardhebluve dhe nga dje ka nisur të konkretizohet gjithçka. Gazeta mëson se presidenti Halili, ditën e mërkurë ka bërë një bisedë telefonike me Memën, për të marrë prej tij përgjigjen në lidhje me ofertën për drejtimin e skuadrës.

OLSI TUJANI

ERMAL SIKA

Lajmin e plotë e lexoni në versionin print të gazetës “Panorama Sport”. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"