EKSKLUZIVE/ Luftëtari zbulon shkresat për çështjen “Rapo”, ja kur u njoftua FSHF dhe Laçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2020 | 11:30

EKSKLUZIVE/ Luftëtari zbulon shkresat për çështjen “Rapo”, ja kur u njoftua FSHF dhe Laçi

Luftëtari publikon faktet e çështjes “Donald Rapo”. Klubi gjirokastrit ka zbuluar dje ekskluzivisht për “Panorama Sport” përmes shkresave zyrtare, historinë në këtë fillim viti që ka krijuar përplasjen me Laçin për mesfushorin, i cili deri një muaj më parë ka mbajtur shiritin e kapitenit në ekipin bluzi.rrapo

Sapo Luftëtari ka mësuar që Rapo kishte dalë në stërvitje me kurbinasit më 4 janar, menjëherë i dërgoi një shkresë zyrtare lojtarit për t’u ballafaquar. Klubi dispononte foto të futbollistit në stërvitje me Laçin dhe pasi grumbulloi prova të tjera, një ditë më pas i dërgoi një shkresë direkt sekretarit të përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku, si dhe vetë klubit kurbinas.
shkresa 1

SHKRESA E PARË Më 5 janar 2020, klubi i Luftëtarit i dërgon një shkresë Donald Rapos, për dijeni të FSHF-së, në të cilën shkruhej: “Zoti Rapo, ju keni marrë pjesë në stërvitjen e një ekipi tjetër pa lejen e klubit. Për këtë veprim që cenon imazhin e klubit se jeni një lojtar me kontratë te klubi ynë dhe nuk ju është zgjidhur kontrata, duhet të jepni shpjegim në klub me shkrim ose me gojë brenda orës 12:00 të datës 06.01.2020”. Kjo shkresë është firmosur nga drejtori sportiv, Artur Dadaj.

shkresa 2

SHKRESA E DYTË Në datën 6 janar, një tjetër shkresë shkon në drejtim të lojtarit dhe FSHF-së, këtë herë me objektin: masë disiplinore. “Lojtari Donald Rapo nuk është paraqitur në klub për të dhënë shpjegim me gojë ose shkrim, siç dhe e kemi njoftuar për në datën 6 janar deri në orën 12:00. Për prishjen e imazhit të klubit dhe veprimeve të përsëritura të cenimit të rregullores së brendshme, lojtarit Donald Rapo i hiqet e drejta të jetë kapiten i ekipit dhe dënohet me gjobë 2 rroga. Do të stërvitet me ekipin U-19. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, citohej në masën disiplinore që Luftëtari kishte marrë për kapitenin e skuadrës.

SHKRESA E TRETË Po më 6 janar, klubi i Luftëtarit, pasi kishte marrë një masë disiplinore ndaj Rapos, i dërgoi një shkresë zyrtare FSHF-së për dijeni të sekretarit të përgjithshëm, Ilir Shulku, shefit të sektorit të garave, Lysien Nurishmi. E njëjta shkresë iu dërgua edhe klubit të Laçit, që kishte përfshirë në stërvitje Rapon. “Të nderuar zotërinj, ju vëmë në dijeni se lojtari i ekipit tonë, Donald Rapo, ka lidhur kontratë me klubin Luftëtari nga data 01.08.2019 deri më 30.06.2020.
shkresa 3

Kontrata është në fuqi. Në datën 04.01.2020, lojtari ynë është pranuar për të bërë stërvitje me klubin e K.F Laçit pa leje të klubit tonë dhe pa zgjidhur kontratën me klubin ose në organet kompetente. Ekipit tonë me këtë veprim i është prishur imazhi dhe i është cenuar e drejta e pronësisë së një lojtari të saj nga një ekip tjetër i Superligës. Kërkojmë nga ju që të merrni masa dhe kërkoni llogari nga klubi tjetër për cenimin e imazhit tonë dhe dëmit që i është bërë nga një ekip që garon në të njëjtin kampionat, për të përfituar një lojtar në mënyrë të paligjshme. Me respekt, KF Luftëtari”, shkruhej në letrën e klubit.

TOMOR SHEHU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"