EKSKLUZIVE/ Kristal Abazaj: Luftëtari më habiti, pres që Rroca të bëjë diferencën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2018 | 21:57

EKSKLUZIVE/ Kristal Abazaj: Luftëtari më habiti, pres që Rroca të bëjë diferencën

Kristal Abazaj zhvilloi dy sezone fantastike me fanellën e Luftëtarit dhe nga aty u katapultua te klubi më i madh belg, Anderleht. Edhe pse është në kulmin e fazës përgatitore me skuadrën e re, 22-vjeçari nuk ka se si të ndahet kaq shpejt nga e kaluara e tij.

licaj-abazaj

Kontaktet me ish-shokët e skuadrës janë të vazhdueshme, ashtu si edhe me zyrtarët e klubit, të cilët e kanë uruar sa herë ka shënuar për Anderlehtin në miqësoret e verës. Mirëpo, ashtu si të gjithë, edhe Abazajt i ka bërë përshtypje paraqitja e Luftëtarit. Në prag të debutimit zyrtar me Anderleht, teksa kampionati belg nis këtë të shtunë, Abazaj pranoi të fliste për “Panorama Sport”, jo vetëm për zhgënjimin e gjirokastritëve në Europë, por gjithashtu edhe për situatën në skuadrën belge.

Kristal, çfarë përshtypje ju la Luftëtari, që mbylli aventurën në Europë mes dyshimeve të mëdha që në debutim…

Nuk e prisja një debutim të tillë nga Luftëtari, për më tepër ndaj një kundërshtari si Ventspils. Megjithatë, në futboll nuk duhet nënvlerësuar asnjë ekip.

Abazaj2

Ndeshja e kthimit dhe për më tepër goli i barazimit 3- 3 është komentuar shumë gjatë. Ju si mendoni?

Për sa u përket dyshimeve, sinqerisht nuk di çfarë të them.

Keni folur me shokët, a ju kanë thënë diçka?

Jo, të them të drejtën në ditët e fundit nuk kam folur, sepse nuk kam gjetur momentin, pasi kemi qenë shumë të angazhuar me stërvitje, por realisht më erdhi shumë keq. Mendoja një tjetër paraqitje.

Pas gjithë kësaj situate, çfarë prisni të ndodhë me ish-ekipin tuaj në sezonin e ardhshëm?

Luftëtari ka bërë shumë largime nga grupi që mbyllëm sezonin e kaluar. Kjo besoj që është në dëm të skuadrës, por megjithatë prapë pothuajse boshtin e kanë. Unë personalisht shpresoj që edhe Rroca të jetë në maksimumin e vetë, pasi mund të bëjë diferencën. Në këto kushte, them se mund të përsërisin një tjetër sezon të mirë. Me apo pa Europën nuk di ta them, por që i kanë të gjitha mundësitë për sezon të mirë.

Të flasim për përgatitjet tek Anderleht. Jeni i kënaqur deri më tani?

Jam shumë i kënaqur. Po stërvitem shumë mirë dhe po mundohem të ambientohem sa më shpejt, për të qenë gati në prag të kampionatit.

E shihni veten titullar?

Është pak herët të flas për këtë gjë. Do t’ia lëmë kohës, por unë do të vazhdoj të stërvitem shumë dhe do të pres shansin tim.

Ju shqetësojnë disa komente në mediat belge, se në klub nuk janë ende të bindur për aftësitë tuaja…?

Të them të drejtën unë nuk i dëgjoj këto gjëra fare, sepse jam i fokusuar te puna ime.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"