EKSKLUZIVE/ Kërkohet një numër “10”, Partizani interesohet për futbollistin e Skënderbeut dhe lojtarin që e mbylli me Prishtinën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2022 | 19:44

EKSKLUZIVE/ Kërkohet një numër “10”, Partizani interesohet për futbollistin e Skënderbeut dhe lojtarin që e mbylli me Prishtinën

Te Partizani Sherif Kallaku do të kthehet në Kroaci, ku do të kryejë fazën përgatitore me ekipin e Lokomotivës së Zagrebit, që ka në pronësi kartonin e tij.

ENDRIT KRASNIQI 1

Të kuqve u lind detyra për të gjetur një tjetër fantazist, që Mehmeti ta shfrytëzojë si një “xhol” për të bërë lidhjen midis mesfushës dhe sulmit.

Në listën e të kuqve janë dy emra plot talent. I pari është Endrit Krasniqi. Fantazisti, i cili në vitin e shkuar u shpall lojtari më i mirë i Superligës së Kosovës, njoftoi ditët e fundit mbylljen e bashkëpunimit me Prishtinën pas tri vitesh, ku fitoi po aq trofe.

Burime të ndryshme bëjnë me dije se 27-vjeçari ka ofertë nga Partizani, por edhe Tirana, duke e shndërruar në një derbi garën për të në merkato.

Fakti që te “demat” do të gjente më lehtë vend në formacion për shkak të mungesës së një numri 10, e shtyn më shumë drejt të kuqve. Gjithsesi, për të ka interes edhe nga Kosova.

Krasniqi konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në pozicionin e tij në Kosovë. I dyti është Uerdi Mara.

23-vjeçari pritet të largohet nga Skënderbeu pas rënies në Kategorinë e Parë dhe nga burime pranë Partizanit bëjnë me dije se Mara është një lojtar mjaft i pëlqyer nga drejtuesit e kuq.

Ai është në listën e dëshirave, teksa për momentin ka vetëm kontakte fillestare mes palëve.

uerdi mara

Partizani nuk i ka bërë ende një ofertë zyrtare Marës, pasi fillimisht duhet të gjejë marrëveshjen e ndarjes me Skënderbeun.

Fantazisti nga Korça njihet për elegancën dhe teknikën e tij të madhe me topin në këmbë.

Mara humbi vetëm 2 ndeshje në këtë sezon të Kategorisë Superiore, pra luajti në 34 të tilla dhe dhuroi 5 asiste, pa arritur të tundë rrjetën.

Mbetet të shihet se si do të ndodhë divorci i tij me Skënderbeun, pasi me aq sa dihet, ai është ende në kontratë me korçarët. Te Partizani, Mara do të gjente Arinaldo Rrapajn, ish-shokun e ekipit në Korçë.

mr

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"