EKSKLUZIVE/ Ka takuar drejtuesit, zbulohet një tjetër kandidat për stolin e Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2022 | 22:21

EKSKLUZIVE/ Ka takuar drejtuesit, zbulohet një tjetër kandidat për stolin e Kukësit

Në Kukës po kërkohet një trajner. Emri i fundit që ka dalë në skenë vjen sërish nga Kosova, është ai i Tahir Lushtakut, ish-trajnerit të Drenicës.

Tahir-Lushtaku

Burime të besueshme të “Panorama Sport” pranë klubit verilindor pohojnë se trajneri dhe presidenti Safet Gjici kanë pasur një bisedë midis tyre rreth mundësisë së arritjes së një marrëveshjeje. Palët kanë parashtruar në bisedime pretendimet e tyre dhe mbetet për t’u parë nëse do të gjendet emëruesi i përbashkët për të lidhur kontratën. Mësohet se palët janë më shumë pranë sesa larg njëra-tjetrës, pasi në shumë detaje kanë rënë dakord, por gjithsesi mbetet për t’u parë në ditët në vijim nëse do të kemi një zyrtarizim të tij. Nëse vjen, tekniku do të ketë një sipërmarrje jo të lehtë përpara, sepse do ta marrë skuadrën në vendin e parafundit dhe do të duhet të ngjisë ekipin deri në zonën e Europës.

PISTAT E TJERA – Duke parë zhvillimet e fundit mund të thuhet se pista e Bylbyl Sokolit ka rënë përfundimisht. Emri i tij u lakua edhe pak kohë më parë, por mesa duket kushtet që ka vendosur tekniku për të marrë në dorë frenat e pankinës nuk janë pranuar nga klubi dhe bisedimet nuk avancuan më shumë. Nga ana tjetër, duket se edhe Rrahman Hallaçi për momentin e mbaroi misionin e tij me këto dy ndeshje dhe do të vijojë të ketë detyrën me akademinë dhe konkretisht të jetë trajner i 21- vjeçarëve. Megjithatë, për aq kohë sa nuk ka konfirmim zyrtar tëgjitha opsionet janë në tavolinë dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të vendoset.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"