EKSKLUZIVE/ “ Ia dalim në Zvicër”, Avdijaj: Titulli i Tiranës, e zëvendësoj unë Ngonë (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shtator 21, 2020 | 21:42


EKSKLUZIVE/ “ Ia dalim në Zvicër”, Avdijaj: Titulli i Tiranës, e zëvendësoj unë Ngonë (E PLOTË)

Albion Avdijaj ësh të gati për një fanellë titullari. Për “Panorama Sport”, sulmuesi shtatlartë foli për dy muajt bardheblu. Cili është objektivi i Avdijajt dhe sa gola do të shënojë me Tiranën. Albioni gjithashtu është i bindur se ndeshja “play off” është shansi i madh për të gjithë bardheblutë.

Avdijaj Tirana

Avdijaj tashmë u bënë disa muaj te Tirana. Keni shënuar edhe gol në miqësoren me Vllazninë?

Goli është gjithmonë mirë. Si sulmues është puna ime që të shënoj. Dhe nëse ia dal, është shumë mirë si për mua dhe për ekipin që unë luaj.

Cili është objektivi juaj këtë sezon, pra sa gola keni si qëllim të shënoni?

Kam ardhur këtu te Tirana që të shënoj sa më shumë për ekipin dhe veten. Objektivi është të shënoj sa më shumë. Numër nuk kam, por të gjithë duan sa më shumë.

Si shkoni me Muçin. Jeni shokë reparti dhe ata që do të luftojnë për një fanellë?

Me Muçin shkoj shumë mirë. Është djalë fantastik. Edhe si futbollist ka shumë cilësi. Se cili luan, këtë e vendos trajneri i ekipit. Nuk e vendos dot unë.

Avdiaj

Ju do të zëvendësoni Ngonë në fushë. Besoni se mund t’ia dilni që të thyeni statistikat e tij?

Duhet të shoh statistikat e tij. Është normale që unë kam ardhur të zëvendësoj atë, por dua të sfidoj veten time duke shënuar sa më shumë që në fund të gjithë të jemi të kënaqur, duke nisur nga ekipi, tifozët dhe vetë unë.

Keni një opinion për skuadrën e Tiranës tani që jeni kualifikuar dy ture?

Skuadrën e shoh shumë mirë. Jam i lumtur që jam këtu. Ditë për ditë po rritemi, kjo falë punës që po bëjmë. Kemi edhe një ndeshje “play off”. Mund të kualifikohemi dhe të shkojmë në grupe. Shansin e kemi, sepse luajmë 11 me 11 dhe 90 minuta janë.

Jang Bojs?

Nuk është se e shoh kundërshtarin apo dëshirat. Ai që ra, ra. Ne do të shohim punën punë tonë dhe të kualifikohemi në Zvicër.

Si ju duket Tirana si qytet?

Qyteti është shumë i mirë. Të gjithë e shohin se si zhvillohet dita-ditës. Nuk kam qenë shpesh, vetëm me 21-vjeçarët. Është shumë i gjallë si qytet.

Gjëja më e vështirë dhe më e bukur që ju ka ndodhur në Tiranë?

Ngadalë po shkoj te forma ime sportive. Nuk jam ende në majën time. Më duhen edhe minutat në këmbë. Situata më e vështirë ishte pasndeshja me Zvezdën. Ishte e vështirë, sepse nuk e meritonim të eliminoheshim. E kemi edhe shansin e madh të “play off”- it. Mund të shkojmë në grupe. Është diçka e mirë për të gjithë.

Keni një shok në skuadër?

Jam njeri i shoqërueshëm, por më shumë qëndroj me Visarin, Ardit, Tolin, Tafën. Kemi qenë bashkë me shtëpi.

Titulli është objektivi kryesor i Tiranës?

Nuk i njoh shumë ekipet e tjera, por kjo nuk ka rëndësi se si janë ata. Ne shohim punën tonë dhe mendoj se jemi shumë të fortë për të fituar titullin kampion.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

 




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com