EKSKLUZIVE/ Goditje treshe në sulm, zbulohet kolumbiani që do të prezantohet nga Kukësi (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2023 | 12:52

EKSKLUZIVE/ Goditje treshe në sulm, zbulohet kolumbiani që do të prezantohet nga Kukësi (VIDEO)

Kukësi bën një goditje treshe për sulmin, duke “blinduar” krahët dhe qendrën e repartit të avancuar. Dje klubi verilindor ka zyrtarizuar afrimet e sulmuesit kosovar, Erduan Smajli dhe atij ganez, Xhonson Ovusu, me të cilët ka firmosur kontrata 3 dhe 2.5 vjeçare, duke i parë mbi të gjitha edhe si futbollistë të vlefshëm për sezonet e ardhshme.mdknd

Nga të dhënat e para janë lojtarë pa një eksperiencë të madhe mbi supe, por që në Kukës mesa duket kanë hequr dorë nga emrat e bujshëm dhe janë fokusuar te të rinjtë premtues. Vlera e tyre në treg është modeste, 25 dhe 50 mijë euro. Duket më shumë si një bast nga drejtuesit, të cilët shpresojnë që të kenë qëlluar në shenjë.

MARTINEZ – “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se nuk janë vetëm Smajli dhe Ovusu që kanë firmosur me Kukësin, pasi klubi ka gjetur dakordësinë edhe me një sulmues tjetër. Burime të sigurta i thanë dje gazetës se goditja e radhës është kolumbiani Juan David Martinez, i cili mund të luajë në qendër të sulmit ose nga krahët. Ai vjen pas eksperiencës në kampionatin brazilian me klubin e njohur, Fortaleza EC, ndërsa në Kolumbi ka luajtur për Kortibën.

ss

SMAJLI – 19-vjeçari nga Ferizaj, i lindur në Zvicër, vjen te Kukësi nga kampionati zviceran, ku së fundmi ka qenë pjesë e Kiasos, teksa është një futbollist i dalë nga akademia e Jang Bojs. Smajli ka luajtur edhe me ekipin e moshave të Xhenoas në Itali. Roli i tij natyral është sulmues i djathtë, por në bazë të karakteristikave të tij përshtatet edhe si mesfushor, si edhe sulmues i majtë. Të dhënat për të janë të pakta, teksa si fillim shihet më shumë si një element i perspektivës dhe do të duhet të tregojë shumë nga potenciali për të fituar një fanellë titullari, sepse do të ketë konkurrencën e Edi Bashës.

sf

OVUSU – 24-vjeçari ganez vjen te Kukësi nga kampionati portugez, ku sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës Kamaça. Në të shkuarën ka qenë pjesë e Trinity Zlin në Çeki, Braga U-19 dhe Maritimo B në Portugali. Në kampionatin ganez, Xhonson ka luajtur me ekipe si Dreams FC e Inter Allies. Roli i tij natyral është sulmues i majtë, por që herë pas here ka provuar të luajë edhe si qendërsulmues. Edhe ganezi duket se do të duhet të “djersijë” shumë në stërvitje për të fituar një fanellë titullari. Megjithatë, në klub janë të bindur se kanë bërë afrimet e duhura, që pritet të bëjnë diferencën në pjesën e dytë të sezonit.

sd

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"