EKSKLUZIVE/ “Futuni pa frikë, turp ta humbni ndeshjen”, zbulohet si Gjici surprizoi Kukësin në pushim ndaj Bylisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2019 | 22:55

EKSKLUZIVE/ “Futuni pa frikë, turp ta humbni ndeshjen”, zbulohet si Gjici surprizoi Kukësin në pushim ndaj Bylisit

Kukësi fitoi në një ndeshje mjaft de likate si ajo ndaj Bylisit. Në fakt, për vetë objektivat që ka klubi, fitimi i titullit kampion, tri pikët në këtë takim ishin prioritet absolut. Rikthimi i 4 lojtarëve, Shkurtaj, Abazaj, Limaj e Musolli bëri që ekipi të shfaqej i fortë dhe bindës.

kukesii

Përveç rezultateve, drejtuesit dhe e gjithë skuadra ishin nën presion nga presidenti Gjici, jo drejtpërdrejt, por nga deklaratat e tij pas ndeshjes me Laçin. Kreu i klubit tha se do kishte analizë të thellë dhe se lojtarë të veçantë nëse nuk jepnin atë që duhej, pra nuk kontribuonin dhe qëndronin te Kukësi vetëm për të marrë rrogat, atëherë për ta nuk do kishte asnjë lek. Shembulli i parë u bë Kamara, i cili u largua nga ekipi.

Gjatë këtij sezoni presidenti Gjici është transformuar krejtësisht në qëndrimet kundrejt skuadrës. Nuk bëhen më mbledhjet e përjavshme, nuk takohet më me lojtarët dhe stafin teknik. Këto qëndrime i kanë habitur shumë drejtuesit e ekipit dhe lojtarët, sidomos senatorët, që e njohin mirë presidentin Gjici.

VIZITA SURPRIZË E GJICIT

Presidenti Gjici gjatë këtij sezoni ka bërë vetëm një mbledhje me ekipin në fillim, ndaj lojtarët e ardhur në merkaton e verës e njohin kreun e klubit më shumë vetëm nëpërmjet mediave, por natyrisht edhe nga të thënat e shokëve e drejtuesve të klubit.

Gjici

Kreu i klubit ishte në stadiumin “Elbasan Arena”, por nuk shkoi të takonte askënd para ndeshjes. Direktivat ia kishte dhënë drejtorit Nexhipi, personit të kontaktit mes tij dhe ekipit. Sapo skuadra hyn në dhomat e zhveshjeve në fund të pjesës së parë, presidenti Gjici i shoqëruar nga një person tjetër, futet brenda. Lojtarët ngrinë dhe mbetën pa fjalë, pasi ishte hera e parë për këtë edicion që presidenti zbriste në dhomat e zhveshjeve të takonte lojtarët. Kreu i klubit ishte i qetë, por dukshëm i shqetësuar për ndeshjen.

safet gjici

Gazeta mëson se kreu i klubit për 2-3 minuta qëndrim u tha lojtarëve: “Si jeni mo djem? Nuk më dukeni fare mirë në këtë pjesë të parë. Gaboni me gjëra elementare. Futuni luani mirë, luani të qetë siç dini vetë, mos kini as frikë dhe asgjë tjetër dhe fitoni ndeshjen. Është turp të mos e fitojmë këtë ndeshje. Mos më zhgënjeni”, kështu mësohet t’u ketë thënë presidenti lojtarëve, i cili më pas ka dalë nga dhoma e zhveshjeve.

SKERDILAID SULOZEQI

(LAJMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"