EKSKLUZIVE/ Donin që të luanin në Gjermani, Volfsburgu i ofroi Kukësit “rokadë” për 400 mijë euro. Ja prapaskenat (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2020 | 0:03

EKSKLUZIVE/ Donin që të luanin në Gjermani, Volfsburgu i ofroi Kukësit “rokadë” për 400 mijë euro. Ja prapaskenat (E PLOTË)

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Volfsburg i ka bërë ofertë Kukësit për ndeshjen e 17 shtatorit. Gjermanët nuk kanë dashur që të marrin rrugën drejt Shqipërisë dhe për këtë motiv u kanë kërkuar “rokadën” verilindorëve, pra që ndeshja të luhet në “Volsfsburg Arena” dhe jo në “Air Albania”. Nëse nënkampionët do të binin dakord, nuk do të dilnin “thatë”.

51C12849-2F4A-42BC-9D1A-58E63BC4159F 

“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se ka qenë vetë drejtori Nderim Nexhipi që ka marrë pjesë në këto negociata. Ai është një njohje e vjetër e gjermanëve, pasi edhe ka luajtur për Volfsburgun. Kjo ka qenë ide e gjitha e kundërshtarëve, prej situatës së krijuar nga “COVID-19”.

PËRFITIMET DHE UEFA

Nga kjo marrëveshje, Kukësi do të përfitonte 400 mijë euro, shto këtu edhe shpenzimet e udhëtimit apo fjetjen që do të ishin që të gjitha të hequra. Do të ishte pala gjermane që do i mbulonte ato, prej parave që do të vinin kryesisht prej sponsorëve apo të drejtave televizive.

Kukesi5

Të pyetur nga gazeta janë vetë drejtuesit e klubit të cilët e pranojnë këtë fakt. Edhe pse vetë presidenti Safet Gjici nuk e ka pasur me shumë qejf këtë zhvendosje të ndeshjes në Gjermani, është vetë UEFA që nuk e ka aprovuar këtë plan. Qeveria europiane e futbollit nuk e lejon një gjë të tillë, derisa më herët është përcaktuar që kjo përballje të luhet pikërisht në Shqipëri.

PARALAJMËRIMI I AMBASADËS

Në ditën që u njohën me kundërshtarin, Volfsburgu mori një paralajmërim të fortë nga Shqipëria. Ishte “Bild” që shkruante se vendi ynë ishte zonë e kuqe dhe me rrezikshmëri të lartë për t’u infektuar nga Koronavirusi. Ata merrnin shkas edhe nga një njoftim i Ministrisë së Jashtme, referuar informacioneve që vinin nga ambasada gjermane në Tiranë.

“Në Shqipëri situata është shqetësuese. Volfsburgu duket se duhet të mendojë jo vetëm për kundërshtarin ‘e panjohur’, Kukësin, por edhe për kushtet e vështira. Masat do të jenë ekstreme, por deri më 17 shtator ka kohë për të rivlerësuar situatën”, shkruanin ato. Duke marrë shkak edhe nga kjo gjë, Volfsburg ka menduar rokadën.

SKERDILAID SULOZEQI-PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"