EKSKLUZIVE/ Dinamo firmos me një sulmues brazilian, merkato dhe në stafin drejtues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2020 | 23:48

EKSKLUZIVE/ Dinamo firmos me një sulmues brazilian, merkato dhe në stafin drejtues

Dinamo vazhdon të plotësojë skuadrën, por dhe strukturën e saj organizative. “Panorama Sport” mëson se 18-herë kampionët e Shqipërisë kanë siguruar blerjen e ish-sulmuesit të Burrelit Uelber Almedia Santos. Bashkë me të, Dinamo ka emëruar një tjetër drejtor teknik.
dinamio
Në foto: administratori i Dinamos Ermal Barushi (m), sulmuesi i ri i Dinamos Santos (q) dhe drejtori i ri teknik i “Bluve” Fabio Sguerco (d) 

“Blutë” i kanë besuar detyrën drejtuese Fabio Sguercos. Italiani, i cili ushtron detyrën e prokuratorit ka drejtuar disa akademi futbolli në Itali. Ai do të ketë ndihmën dhe të Kristina Rusos.
602913
Ndërkohë sulmuesi Santos luajti sezonin e kaluar me Burrelin duke realizuar 3 gola, ndërsa pjesën më të madhe ka luajtur në atdhe me ekipet: Madureira, Tombense, Ipatinga, etj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"