Çfarë nuk u pa në TV / Përplasja Rama-Hamiti, luftë parullash, Goldi Halili e Ze Maria të kuq si dhe ish-i bardheblu që përjashton Najdovskin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2021 | 23:11

Çfarë nuk u pa në TV / Përplasja Rama-Hamiti, luftë parullash, Goldi Halili e Ze Maria të kuq si dhe ish-i bardheblu që përjashton Najdovskin

E gjithë vëmendja ka qenë te derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, çka u pa edhe nga numri i madh i tifozëve në “Air Albania”.

pjimage (1)

“Panorama Sport” ju sjell pikantet nga kjo sfidë.

* Në fund të pjesës së parë drejtori Olsi Rama, trajneri Ilir Daja dhe pjesëtarë të stafit të të kuqve i kanë zënë pusinë Eldorian Hamitit në korridorin e dhomave të zhveshjeve. Zyrtarët e kuq i kanë kërkuar llogari gjyqtarit të FIFA-s për penalltinë e dhënë dhe për kartonin e kuq të padhënë në adresë të Najdovskit. Burime bëjnë me dije se përplasja ka qenë e madhe aq sa kanë ndërhyrë stjuardët për të shuar situatën. Si Daja dhe Rama i kanë kërkuar llogari gjyqtarit dhe e kanë akuzuar për njëanësi. Në fakt, dyshja ka qenë e xhindosur me vendimet e gjyqtarit të sfidës Tirana-Partizani.
* Më të shumtë tifozët e Tiranës në orën 18:12. Bardheblutë kishin hyrë të parët në stadium për të hapur banderolat.
* Goldi Halili veshur me të kuqe në këtë derbi. Dhe duket se gjetja e saj ishte e goditur. Tirana ia doli të fitonte pas 605 ditësh derbin.
* Ofendimet mes tifozërive nisin dy orë para ndeshjes. Dukej qartë se palët nuk pajtohen asnjëherë me njëra-tjetrën.
* Gjendja e fushës, perfekte. Si asnjëherë fusha e “Air Albania”-s ishte në gjendje shumë të mirë.
* Në orën 18:30 dalin në fushë lojtarët. Tirana përshëndetet me tifozët, te Partizani është Alban Hoxha e dy të tjerë që shkojnë te Ultrasit.

hgfhgfhh
* Orges Shehi, i tensionuar para ndeshjes. Duket në fytyrë. Tension që vazhdoi gjatë gjithë lojës, aq sa gjyqtari i katërt e kishte të vështirë të fuste Orgesin në pankinë.
* Pas orës 19:00 tifozëritë u futën në stadium. Në impiant ishin më shumë se 12 mijë tifozë, madje mos më shumë.

hfghgfhfh
* Tomas Brdariç ndjek Tiranën në stadium. Vizitor tjetër special ishte edhe Ze Maria. Trajneri që më parë kishe drejtuar Tiranën e pa sfidën nga krahu i të kuqve.
* Vetëm 36 sekonda u luajt në fillim. Më pas loja ndalet prej flakadanëve për më shumë se 4 minuta e 20 sekonda, pasi tifozët e Partizanit bëjnë tym stadiumin “Air Albania”.
* Albion Marku ka probleme me shikimin për shkak të flakadanëve të hedhur në fushë. Stafi mjekësor ndërhyn dhe ndihmon mbrojtësin.

hfghgfhg
* Për shkak të zhurmës së madhe në stadium, asnjë nga lojtarët e Partizanit nuk e dëgjon trajnerin Daja, i cili mundohet të japë udhëzime.
* Trajneri i Partizanit ka rezerva për gjykimin dhe në çdo moment të diskutueshëm i kërkon llogari anësorit, të cilin e ka pranë.
* Murataj gjuan nga jashtë zone në mënyrë të gabuar, gjithsesi, Daja e përgëzon lojtarin e tij për tentativën.
* Pas një ndërhyrjeje të ashpër të Ngos kundrejt Albion Markut, Daja acarohet dhe vazhdon t’i kërkojë llogari gjyqtarit anësor.

hgfhgfhhgh
* Tifozët e Partizanit hedhin sende në fushë dhe portieri Bekaj ankohet menjëherë te gjyqtari.
* Daja zgjodhi një manovër ndryshe në derbi duke i dhënë liri në mesfushë Muratajt, ndërsa Mala dhe Rrapaj ishin statikë para mbrojtjes.
* Murataj shkakton faull ndaj Behiratçes dhe replikon ashpër me gjyqtarin Hamitaj, i cili pa hezituar fare i tregon kartonin e verdhë. Daja qëndron i qetë duke e parë drejtpërdrejtë lojtarin e tij.

hgfhgfhgfhhgh
* Pas një faulli të ashpër kundrejt Stenio Zhuniorit, Daja çuditërisht nuk ankohet aspak te arbitrat, por është ndihmësi Pollozhani, i cili gati futet në fushë duke protestuar.
* Thuajse e pamundur për të dy trajnerët që të japin udhëzimet e tyre për skuadrën për shkak të zhurmës së madhe në stadium.
* Momente paniku në stafin e kuq, kur Albion Marku lëshohet në tokë pas një dueli ajror. Stafi mjekësor futet direkt në fushë dhe i jep ndihmën e duhur mbrojtësit.
* Murataj rrezikon shumë me replikat e tij kundrejt arbitrit dhe Daja menjëherë i tërheq vëmendjen duke e thirrur pranë vetes dhe duke i thënë diçka.
* Filipoviç i shkon shumë pranë golit dhe të gjithë tifozët e Partizanit nisën të festonin, por mbrojtja bardheblu e largoi sferën në vijën fatale duke ua ndërprerë festën të kuqve.
* Gehrard Progni dhe Kristi Vangjeli ishin në stadium për të ndjekur derbin 162. Madje mbrojtësi i Prishtinës pranoi se goditja e Najdovskit ishte për të kuqe.
* Në një moment të lojës, gjyqtari Hamiti këshillon Ngonë dhe mbrojtësit e Partizanit. Najdovski merr këshilla nga Shehi.
* Tefik Osmani proteston tek i katërti për një faull ndaj Tolit të afrikanit Sembembe, ndërsa dhjetë minutat e fundit nuk dukej se cili drejtonte, Shehi, Fagu dhe dy Osmanët.
* Fitorja me Partizanin ka çuar në delir futbollistët e Tiranës të cilët e kanë pritur mjaft mirë këtë triumf. Disa prej tyre e kishin për herë të parë prezencën në derbi, por arritën ta përballonin mjaft mirë presionin. Edhe pse pas ndeshjes u festua me tifozët te tribuna pas portës, bardheblutë nuk janë përmbajtur në dhomat e zhveshjes duke festuar si të çmendur. Gjatë festimeve, lojtarët thërrasin në kor: “O Tiron, O Tiron”, duke shijuar vendin e parë në renditjen e kampionatit.
* Në tunelet e “Air Albania”-s pas ndeshjes, Olsi Rama pati një takim rreth 2 minuta me lojtarin e Tiranës, Majkëll Ngo.

niu
BANDEROLAT * Spektakli i derbit ishte në tribuna. Në startin e sfidës, “Fanatics” shpalosën banderolën “Tirona, qyteti im”, ndërsa tifozët e Partizanit, “Guerrils”, ishin më kreativë, duke shkruar: “Le të vazhdojë lufta!”
* Tifozët e kuq kishin edhe një mesazh për Barjam Ferrën, punëtorin e Partizanit që ndërroi jetë disa ditë më parë.
* Gjithashtu, “Guerrils” vazhdonte të shpaloste banderola. Në njërën prej tyre, shkruhej: “Ju, më shumë MUTacione se Covidi”.

VERONIK ISTREFAJ – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"