EKSKLUZIVE/ “Çështje mosrespektimi”, Mërgjyshi zbulon arsyet e ndarjes me Apoloninë: Nuk ramë dakord për… (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2020 | 23:24

EKSKLUZIVE/ “Çështje mosrespektimi”, Mërgjyshi zbulon arsyet e ndarjes me Apoloninë: Nuk ramë dakord për… (E PLOTË)

I papritur lajmi i largim it të trajnerit Artan Mërgjyshi nga drejtimi i Apolonisë, pikërisht në një moment që askush nuk e mendonte dhe për më tepër dy javë para startit të kampionatit. Trajneri kryeqytetas e udhëhoqi plot sukses Apoloninë sezonin e kaluar, duke e shpallur kampione të Kategorisë së Parë dhe rikthyer në Superiore pas plot gjysmë dekade që kjo skuadër endej në nivelin e dytë të futbollit shqiptar.

mERGJYSHI

Largim apo vetëlargim? Dorëheqje apo shkarkim? Kjo ka qenë kërshëria e opinionit sportiv, enigma që vetëm pakëz dritë u hidhet nga vetë trajneri Mërgjyshi apo edhe nga drejtuesit fierakë.

TRAJNERI

I kontaktuar dje nga “Panorama Sport”, fillimisht Artan Mërgjyshi as që ka dashur të flasë në lidhje me këtë çështje, por, në respekt të publikut sportiv fierak e më gjerë, trajneri kampion me Apoloninë jep detaje të “divorcit” ekskluzivisht për gazetën.

“Në  fakt, nuk do të doja të flisja, pavarësisht një lajmi që paskësh nisur të qarkullojë. Do të më pëlqente të kishte një deklarim nga ana e klubit lidhur me këtë çështje dhe pastaj do të shprehesha edhe unë. A do të jem trajner i Apolonisë në vazhdim? Nëse ju them se këtë të mërkurë do të kishte një vendim definitiv, tashmë e ndiej edhe trysninë tuaj, pra atë që pritet të ndodhë të mërkurën. Me shumë gjasa, mund të mos jem trajner i Apolonisë apo edhe mund të jem.

Çfarë po ndodh? Asgjë e veçantë! Kemi pasur disa mosmarrëveshje për kontratën, pasi në rast të arritjes së objektivit në sezonin e kaluar, do të dyfishohej paga… Por kam edhe arsye personale dhe të mërkurën, ditën e takimit tim me krerët e klubit dhe skuadrën, do të sqaroj përfundimisht gjithçka lidhur me pozicionin tim në vijimësi”, deklaroi Mërgjyshi. Sigurisht që largimi i tij në një moment vakuumi dhe jo në kohë gare reale, hedh hije dyshimi për një sërë opsionesh, veç një fakti që trajneri e deklaron: “Çështje të mosrespektimit”.

ADMINISTRATORI
bregu
Administratori i Apolonisë, Olsi Bregu, nuk e mohon një “delikt” të tillë, por shprehet se sido që të ndodhë, çdo gjë do të vijë nga diskutime e dakordësi mirëkuptuese dhe i takon trajneri Mërgjyshi vendimi definitiv. “Sido që të jetë vendimmarrja, respekti dhe vlerësimi për të do të mbetet maksimal. Rrugët kurrë nuk mbyllen, sido që të ndodhë”, ka thënë dje administratori fierak për gazetën.

BUJAR RAMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"