EKSKLUZIVE/ “Jam 60-vjeç, por luaj më mirë se mbrojtësit e Kukësit”, batuta e Shpëtim Duros. Shikoni çfarë bëjnë verilindorët (VIDEO)

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Janar 14, 2020 | 22:10

FB Kategoria Superiore LAJMI KRYESOR Të fundit

EKSKLUZIVE/ “Jam 60-vjeç, por luaj më mirë se mbrojtësit e Kukësit”, batuta e Shpëtim Duros. Shikoni çfarë bëjnë verilindorët (VIDEO)

Kukësi ka arritur të krijojë këtë sezon një ekip mjaft të mirë sa i përket kualitetit, gjë që është reflektuar direkt në fushën e lojës në kampionat, ku nënkampionët mbajnë vendin e parë në Superiore. Natyrisht që i gjithë stafi drejtues me në krye trajnerin Shpëtim Duro kanë bërë një punë për tu admiruar. Marrëdhëniet mjaft të mira mes stafit dhe ekipit janë refelektuar dhe në Turqi.

Kukesi65 (1)

Para ndeshje me Politehnika Lasin, stafi ka organizuar një ndeshje mes tyre, ku në një anë ka qenë trajneri Duro me drejtorin Nderim Nëxhipi ndërsa kundërshtar kanë pasur trajnerin e portierëve Ermal Nexhipin, përgatitësin ateltik Andi Kullin e shefin e klubit Jonuz Hallaci.

Kukesi (1)

Ekipi me fanellat blu ka fituar ndeshjen me rezultatin 6-5. Blutë përbëheshin nga Shpëtim Duro, Nderim NexhipI, Amir Prepolli, Dilaver Suci dhe një ish-futbollist kroat mik i Nderim Nexhipit me emrin Tomi, ndërsa skuadra e veshur me të bardhë përbëhej nga Jonuz Hallaci, Ermal Nexhipi, Gazment Kapellari, Sero Noka e Andi Kulli.

Kukesi stafi (1)

Në fund nuk kanë munguar dhe batutat ku lojtarët marrin intervista si gazetarë trajnerin Shpëtim Duro, por dhe pjesëmarrësit e tjerë. “Jam 60-vjeç, por luaj më mirë se mbrojtësit e Kukësit”, deklaroi Duro përballë gazetarëve të improvizuar. Kuptohet kjo e gjitha në kuadër të shakasë… Për më tepër shikoni videon:

 

SKERDILAID SULOZEQI – PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com