EKSKLUZIVE/ Bashkohet me Skënderbeun në stërvitje, te korçarët vjen mesfushori i Shkupit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2022 | 14:21

EKSKLUZIVE/ Bashkohet me Skënderbeun në stërvitje, te korçarët vjen mesfushori i Shkupit

Përveç një mundësie për të shitur Uerdi Marën dhe arkëtuar shifra të rëndësishme në merkato, Skënderbeu ka afruar një tjetër lojtar nga Maqedonia e Veriut.

RAMIN ALII

Pas huazimeve të portierit Bekim Rexhepi dhe mbrojtësit Leard Sadriu, këtë herë duket se do të jetë radha e Ramin Aliit që të ndjekë të njëjtën rrugë.

“Panorama Sport” zbulon se mesfushori 20-vjeçar është bashkuar dje me Skënderbeun në stërvitje dhe fillimisht do të testohet nga Memelli.

Bëhet fjalë për një mesfushor qendre që mund të luajë edhe në ndërtim të lojës, por edhe si shkatërrues, pasi i njeh të dyja pozicionet.

Në kushte të tilla, nëse lojtari merr miratimin e Memellit, do të vijë si huazim 6-mujor nga Shkupi dhe me një mundësi të qëndrimit në Korçë edhe në sezonin tjetër, gjithnjë nëse palët do të binin dakord.

Veç Aliit, edhe greku Georgios Antoniadis është duke vijuar provën te Skënderbeu, ndërsa do të jetë Memelli në fund që do të japë verdiktin për dy mesfushorët.

RAMIN ALII 1

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"