EKSKLUZIVE/ Ankth COVID-i te Tirana, izolohet Orges Shehi. Frikë edhe për futbollistin titullar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2021 | 23:58

EKSKLUZIVE/ Ankth COVID-i te Tirana, izolohet Orges Shehi. Frikë edhe për futbollistin titullar

Orges Shehi ka munguar dje në stërvitje. Shkak është bërë një temperaturë e shfaqur këto ditë.

Orges Shehi

Burime zyrtare në klubin bardheblu kanë bërë me dije për “Panorama Sport” se trajneri mund të jetë ftohur të shtunën, pasi qëndroi në shi dhe ndoshta për këtë shkak trajneri nuk ishte ndier mirë menjëherë pas takimit me Kukësin.

Trajneri urgjent ka njoftuar drejtuesit e skuadrës dhe është izoluar. Gjatë së hënës ai ka bërë tamponin e të gjitha analizat dhe sot paradite do të shihet nëse bëhet fjalë për COVID apo thjesht për një ftohje momentale.

Në fakt, shqetësimi është i madh nga të gjithë, sepse sërish dje ka munguar edhe ndihmëstrajneri Alfred Osmani. Trajneri i portierëve ka qenë me temperaturë që të shtunën dhe është izoluar.

Ai nuk ishte as dje në stërvitje për të trajnuar portierët e skuadrës bardheblu. Në ditët në vazhdim do të shihet nëse stafi i Tiranës do të plotësohet. Orges Shehi shpresohet të jetë që sot në fushë për të punuar me ekipin para sfidës me Teutën.

TORASA – Agustin Torasa është një tjetër lojtar që mungon prej më shumë se një jave në stërvitje.

Torasa

Ka pasur shumë dyshime për lojtarin, por te bardheblutë garantojnë se nuk bëhet fjalë për COVID.

Torasa është ftohur dhe për këtë po kurohet. Për momentin ai nuk mund të stërvitet me grupin, por qëndron në shtëpi. Gjithsesi, duke lënë pas gjithçka, te Tirana qetësia ekziston.

Skuadra është stërvitur dje qetësisht, duke punuar më shumë se 1 orë e 30 minuta nën drejtimin e ndihmëstrajnerit Edlir Tetova dhe përgatitësit atletik Kosta Jani.

Bardheblutë do të luajnë të shtunën me Teutën në “Selman Stërmasi” një tjetër ndeshje të rëndësishme për sezonin.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"