EKSKLUZIVE/ “Alergji” nga tifozët, Tirana nuk luan te stadiumi i Partizanit. Ja arsyet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2023 | 23:50

EKSKLUZIVE/ “Alergji” nga tifozët, Tirana nuk luan te stadiumi i Partizanit. Ja arsyet

Në Shqipëri ka një problem me serioz me tifozët që shkojnë në stadiume për të ndjekur ndeshjet e futbollit. Arsyet?

tirana

Vala e re e emigrimit masiv të shqiptarëve vitet e fundit, probleme ekonomike të mprehta, cilësi e dobët e ndeshjeve, besueshmëria e ulët, etj.

Përveç kësaj ka edhe një menaxhim pothuajse skandaloz të klubeve dhe të FSHF-së kundrejt atij që quhet “lojtari i 12-të” dhe që meriton të jetë në qendër të vëmendjes nga organizatorët.

Shikoni se çfarë ndodh me skuadrën më të titulluar dhe kampionen në fuqi: Tiranën! Ka 3 stadiume në dispozicion në kryeqytet, por ndeshjen e radhës në kampionat kundër Erzenit të dielën do ta luajë në Elbasan. Pse? Sepse fusha e stadiumit të saj “Selman Stërmasi” ka degraduar për faj të vetë klubit.

Stadiumi “Air Albania” është mbyllur me pretekstin se në derbi u thyen stola dhe se do të mbillet sërish bari (telenovelë më vete edhe kjo…).

Stadiumi i Partizanit as është parë si opsion, jo vetëm sepse është shtëpia e “armikut”, por sepse thuhet se edhe raportet mes drejtuesve nuk janë më si dikur.

E paimagjinueshme. Partizani luajti shumë ndeshje në “Selman Stërmasi” dhe festoi edhe titullin kampion aty, ndërsa Tirana as që e merr mundimin të pyesë nëse mund t’i luajë ndeshjet në këtë impiant.

“Panorama Sport” pyeti zyrtarisht përfaqësues të dy klubeve dhe hezituan të jepnin një përgjigje. Kujtojmë se në ndeshjen kundër Erzenit, Tirana me gjasë do ta luajë pa tifozë fare, sepse është dënuar nga derbi dhe drejtuesit nuk kanë ndërmend ta konvertojnë gjysmën e dënimit duke paguar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"