Ekipi i parë jeton ditë të errëta, Tirana U-17 shpallet kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2017 | 19:17

Ekipi i parë jeton ditë të errëta, Tirana U-17 shpallet kampion

U luajt sot në “Selman Stërmasi” finalja e Kategorisë Superiore për moshat U-17. Tirana e Sulejman Memës arriti të shpallej kampione duke mposhtur skuadrën e Akademisë së Futbollit pas gjuajtjeve të 11 metërshave. Koha e rregullt përfundoi në barazim 0-0.Akademia

Bardheblutë ishin më të saktë në realizimin e penalltive ku në 5 gjuajtje arritën ta dërgonin topin 4 herë në rrjetë. Ndryshe nga skuadra e Akademisë së Futbollit që kthehu në gol vetëm 2 nga 4 penalltitë e gjuajtura. Ismailgeci gaboi për Tiranën nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërsa nga Akademia e Futbollit gabuan Tuci me Hasderrajn.vyvvhy

Trofeu i fituar sot ishte i dyti sezonal për bardheblutë pas fitimit të Kupës së Shqipërisë pak kohë më parë. Edhe sezonin e kaluar ishte po Tirana që u shpall kampione për U-17. Ky ishte titulli i dytë radhazi për trajnerin Sulejman Mema në kampionat. Tirana

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"