Ekipi francez i prish punë Milanit, futet fuqishëm në garë për talentin portugez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2020 | 15:00

Ekipi francez i prish punë Milanit, futet fuqishëm në garë për talentin portugez

Milani dhe Fulhami po garojnë për talentin e Benfikës, Florentino Luis, por së fundmi në garë është futur fuqishëm edhe Monako. 21 vjeçari ka qenë në radarin e klubit italian dhe anglez prej pak kohësh por negociatat deri tani kanë dështuar.

luis

Propozimet e Milanit dhe Fulhamit kanë qenë pak a shumë të ngjashme, huazim me të drejtë blerjeje për rreth 21-25 milionë euro. Sipas “SportItalia”, Monako ka hyrë fuqishëm në garë për Luis, me ekipin francez që ka ofruar huazim me të drejtë blerjeje për 30 milionë euro.

Milani e shikon mesfushorin e Benfikës si një alternativë për Bakajokon e Çelsit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"