Ekipet “mbajnë radhë” për lojtarin e Juventusit, flet agjenti: Kohët e fundit kam marrë 15 oferta…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2018 | 19:16

Ekipet “mbajnë radhë” për lojtarin e Juventusit, flet agjenti: Kohët e fundit kam marrë 15 oferta…

Klubi i Juventusit ka shumë lojtarë që janë të lakmuar nga disa ekipe të tjera dhe këtu nuk bëjnë pjesë vetëm yjet e ekipit.

Sturaro

Stefano Sturaro është një nga ata lojtarë që shumë rrallë preferohet ta nisë nga fillimi lojën nga trajneri Alegri.

25-vjecari luan me torinezët që prej vitit 2014. Edhe pse ofertat në drejtim të tij janë të shumta, ai deri tani ka zgjedhur të mos e braktisë Juventusin.

Sturaro Juventus

Në një intervistë me gazetën “Cittaceleste”, agjenti i Sturaro, Karlo Volpi, foli për të ardhmen e klientit të tij: “Së fundmi, kam marrë oferta nga 15 skuadra italiane. Ai është një lojtar që pëlqehet shumë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"