“Ej, seriozisht është e mundur kjo?!”, Leonardo i sinqertë: Po, e donim Mesin!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2020 | 23:53

“Ej, seriozisht është e mundur kjo?!”, Leonardo i sinqertë: Po, e donim Mesin!

Leonardo është i sinqertë. Drejtori i PSG-së e pranon se skuadra franceze tentoi që të transferonte Lionel Mesin, pavarësisht aspektit të vështirë ekonomik. Në një intervistë për mediat franceze, braziliani flet për Nejmarin, Mbapenë dhe të ardhmen e klubit.

leonardo

MESI

“Në aspektin financiar ishte shumë e vështirë për të menduar që mund ta përballonim Mesin, por në momentin që mësuam se ai donte të largohej nga Barcelona u vumë në lëvizje. Mendon: Ej, seriozisht është e mundur kjo?! Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe futbolli do të fliste për këtë. Ishte një ide për ne”.

NEJMAR

“Ne duam që të vazhdojmë bashkëpunimin si me Nejmarin, ashtu edhe me Mbapenë. Kjo është e qartë. E gjithë bota e di si janë gjërat dhe ne kemi folur me ta. Duhet të presim momentin e duhur dhe kohën e përshtatshme për të folur për rinovimet e tyre. Është mundësi reale që t’i mbajmë të dy. Ne kemi dy nga lojtarët më të mirë në botë pas Mesit dhe Ronaldos. Kjo është diçka madhështore”.

E ARDHMJA

“Unë ndihem mjaft mirë këtu. ‘Martesa’ është perfekte dhe të gjithë po punojnë për të mirën e PSG-së. Futbolli është i vështirë për të gjithë, sidomos kur punon në skuadra të mëdha si PSG-ja”.

TUHEL

“Secili e di rolin e tij. Me Tuhelin jemi të sinqertë. Kemi folur dhe jemi të kënaqur për atë që ka bërë. Për momentin jemi duke reflektuar dhe do të flasim në të ardhmen. Ne flasim për merkaton bashkë dhe për gjithçka tjetër. Nuk ka pasur kurrë një futbollist që ka ardhur pa aprovimin e Tuhelit te Barcelona. I kanë mbetur edhe 10 muaj kontratë dhe kemi kohë për të ardhmen. Unë nuk kam folur kurrë me Alegrin”.

LARGIMET

“Si për Kavanin ashtu edhe për Tiago Silvën është e njëjta gjë. Nuk ishte vendim i lehtë për ne sepse janë idhujt e kësaj skuadre. Morëm një vendim në mars për arsye financiare dhe sepse donim që të ndryshonim brezat. Në kohën e fundit bëmë një tentativë për ta mbajtur Tiago Silvën, por ai tha jo”.

DEKLARATAT

“Kilië ka të drejtë që kërkon blerje për të forcuar skuadrën, por ne fillimisht duhet të shesim disa lojtarë për të afruar të tjerë. Deri tani kemi afruar Ikardin dhe kjo është diçka pozitive. Duhet të bëjmë kujdes nisur nga situata ku ndodhemi në aspektin ekonomik”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"