Egnatia prezanton portierin serb, Urosh Duriç: Shkëlqej në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2021 | 16:10

Egnatia prezanton portierin serb, Urosh Duriç: Shkëlqej në Shqipëri

Klubi i Egnatias ka konfirmuar lajmin e “Panorama Sport” të shtunën, teksa portieri serb, Urosh Duriç, është prezantuar zyrtarisht si afrimi më i ri në këtë merkato vere. “Mirësevjen Urosh Duriç.

serb

Portieri serb firmos me klubin për sezonin 2021-2022. Futbollisti afrohet në huazim për një vit nga ekipi Struga Trim Lum”, citohej në njoftimin zyrtar të Egnatias në “Facebook”. Duriç është 1.93 metra i gjatë dhe vjen pas aktivizimit në Superligën e Maqedonisë me ekipin e Strugës dhe Renovës. Më parë ai ka luajtur në Serbi me skuadra si FK Sopot Neograd, Sumadija, Turbina Vreoci, Sloboda Uzice dhe Dinamo Vranje. Në sezonin e kaluar me Strugën portieri luajti në 27 ndeshje.

DEKLARATA – Në një prononcim për gazetën, portieri Duriç tregoi arsyet që e bindën për të luajtur në kampionatin shqiptar. Ai beson se do të bëjë më të mirën te Egnatia. “Jam shumë i kënaqur që do të jempjesë e një klubi të Superiores, që ka objektiva të qarta në sezonin e ri. Deri para pak ditësh isha duke u stërvitur me Strugën, ku mbylla sezonin dhe nga klubi më konfirmuan se kishte interes nga Egnatia. Nuk është se e mendova shumë këtë lëvizje dhe pranova ofertën. Në Strugë kam kaluar momente të mira, por tani është koha të bëj të njëjtën gjë në Shqipëri si pjesë e Egnatias.

Kam bindjen se do të përshtatem shpejt këtu. Jam njohur me ambiciet që ka ky klub dhe një detaj tjetër është se po ndërtohet një stadium i ri, që do të na shërbejë për të qenë të motivuar kurdoherë. Shpresoj shumë që të mos zhgënjej askënd për besimin që më kanë dhënë. Kampionatin shqiptar nuk e njoh shumë, por më kanë thënë se luhet futboll me nivel. I falenderoj të gjithë për mikpritjen që treguan”, ka thënë 27-vjeçari. Tashmë lufta për një vend në portë është e madhe, pasi janë edhe Hasanbelliu e Puja.

ALDO BUZI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"