Egnatia kërkon të vazhdojë surprizën, Teutës nuk i lejohet hapi fals. Ja formacionet e mundshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2021 | 9:23

Egnatia kërkon të vazhdojë surprizën, Teutës nuk i lejohet hapi fals. Ja formacionet e mundshme

Egnatia do të presë në shtëpi Teutën ditën e sotme për tu përballur në një sfidë jo të lehtë për durrsakët.

Egnatia stadiumi

Rrogozhinasit kanë treguar se dinë të surprizojnë këtë sezon duke grumbulluar 8 pikë pas 5 javëve të para. Skuadra e Maganit do të tentojë medoemos të dalë me pikë nga kjo ndeshje të cilat do të rrisnin edhe më shumë vetëbesimin në skuadër. Egnatia pritet të rreshtohet me një formacion 4-4-2 duke nisur në portë nga i përhershmi Puja, në mbrojtje Ymeralilaj, Krasniqi, Kacbufi dhe Allmuça.

formacionet e mundshme (1)

Në mesfushë pritet që trajneri Magani të hedhë nga minuta e parë Arbër Çyrbjan, Timis Bardis, Tlushin dhe brazilianin Xhekson ndërsa në sulm Demir Imeri do të rreshtohet krah njeriut të momentit te rrogozhinsait Pedro Augusto.

Sa i përket durrsakëve, trajneri Martini pritet të hedhë në fushë një formacion sulmues me skemën 4-2-3-1 duke nisur në portë nga Qirko, në mbrojtje Todorovski, Ivanoviç, Selman e Xhekson në mesfushë Aleksi dhe Daja para mbrojtjes ndërsa sulmi kompletohet nga Emiliano Vila, Sherif Kallaku, Sebino Plaku dhe në qendër Koubemba.

piaknte

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"