Egbo: Do të qëndroja trajner portierësh po të mos merrja liçençën ‘UEFA Pro’, Tirana ka dy skuadra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2020 | 22:34

Egbo: Do të qëndroja trajner portierësh po të mos merrja liçençën ‘UEFA Pro’, Tirana ka dy skuadra

Trajneri i Tiranës Emanuel Egbo deklaroi pavarësisht mungesave të Albi Dokës dhe Idriz Bathës për ndeshjen direkte për titull me Kukësin, ai do të krijojë formacionin e duhur për takimin me verilindorët.

Emanuel Egbo

Për “Supersport”, tekniku i bardhebluve shtoi se Tirana ka luksin “të ketë dy skuadra”.

Në lidhje me ambicien, Egbo përsëriti se dëshiron të drejtojë skuadra dhe jo të mbetet një trajner portierësh pasi është pajisur me liçencën “UEFA Pro”.

“Pjesa e parë – Ti e bëra skenarin tamam, ishte fitore me karakter. Nuk ishim fare në lojën tonë. Ishim fotokopje me ndeshjen e Teutës në Durrës. Nuk do të merrem me gabimet e pjesës së parë. Edhe ata kanë arritur. Është identit dhe karakteri që kanë krijuar. E provuan djemtë sot, prandaj jemi këtu.

Nervozizmi – Pësuam gol dhe humbasim qetësinë. Kur një ekip nuk është i qetë, bëjmë shumë gabime. Në të dytën gjetëm qetësinë. Ata donin ta mbronin rezultatin dhe ne na u dha mundësia ta administronim më mirë ndeshjen dhe krijonim më shumë.

Ambicia – Vazhdoni prapë me këtë pyetje. Dua t’i bie shkurt, po të doja të isha trajner i portierëve, nuk do të merrja liçencë ‘UEFA Pro’ në vitin 2013. Nuk jam tip që merrem me fjalë shumë. Nuk është se kam zor të them çfarë mendoj. Liçenca që kam marrë është përgjigje për pyetjen tuaj.

Batha dhe Doka (mungesat) – Normal që janë lojtarë që na duhen. E dimë se çfarë bëjmë. Normal që do të gjejmë lojtarët që do të zëvendësojnë. Asnjë njeri nuk është i pazëvendësueshëm. Çdo lojtar që është pjesë e ekipit, mund të japë për skuadrën.
Tirana ka dy ekipe.

Titulli kundër Kukësit apo Partizanit – Jam gjithmonë i qetë, pres çfarë bën Zoti!

Skënderbeu – Ndoshta kanë menduar të mbrojnë rezultatin. Në fazën e sulmit kemi lojtarë shumë të mirë. Na u dha mundësia të qarkullonim topin pastaj të krijonim raste dhe të shënojmë”, deklaroi trajneri i Tiranës Emanuel Egbo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"