Edon Hasani: I kemi zhgënjyer tifozët, por do ta çojmë Tiranën te Kupat e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2018 | 22:17

Edon Hasani: I kemi zhgënjyer tifozët, por do ta çojmë Tiranën te Kupat e Europës

Pas ndeshjes me Teutën ka folur edhe lojtari i Tiranës Edona Hasani për “Supersport” teksa thotë:

Numri 10 nuk e mbani por jeni shumë i rëndësishëm dhe trajneri Ze Maria ndryshoi skemën me futjen tuaj si titullar…

Në pozicionin e ri u ndjeva mirë. Bëmë një pjesë të parë të kujdesshme. Me kalimin e minutave në pjesën të dytë bëmë edhe më mirë. Ishim të pafat në rastet që patëm. Ashtu si mund ta kishim fituar edhe mund ta kishim humbur ndeshjen.

Rasti i humbur…

Rasti i humbur ishte mos harmonizim dhe kam ardhur vonë në fazë përgatitore dhe na duhet kohë që të mësojmë lojën e njëri tjetrit. Duhet kohë. Normalisht nuk na lejohen hapa falsë.

Roli që ke, luan dhe mbrapa duhet të jesh edhe më tepër afër portës…

Është e vërtetë por sot trajneri i ka dhënë përparësi Kobinës që luajti pas dy sulmuesve. Do e marr si këshillë dhe do punoj për këtë. Për të qenë sa më efikas. Do mundohem të përmirësohem.

Ke luajtur dhe te Kukësi dhe pretendent për objektiva madhor. Nga ndryshon Tirana me Kukësin kur ti luaje atje

Kukësi ka pas favor stadiumin brenda ndërsa Tirana ka lojtarë të rinj që akoma duan të harmonizohen dhe duhet kohë. Kërkesa e llogarisë është më e madhe te Tirana. Me punë dhe përkushtim do i arrijmë objektivat e klubit.

Ku e ndjetë veten më mirë. Në qendër apo te skema në formë rombi?

Minutat e fundit kaluam me 4-3-3 dhe u mbylla në qendër të mesfushës. U afruam më afër portës në këto minuta dhe u ndjeva më mirë në këtë skemë.

Ka shumë tifozeri Tirana… Ndonjë koment…

Si ndeshjen e parë edhe sot kemi pas shumë tifozë dhe i kemi zhgënjyer. Do e çojmë Tiranën në nivele që të ndiqet. Nuk mund ta bëj vetëm, por të gjithë bashkë mund t’ja dalim të shkojmë të Kupat e Europës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"