Editoriali i kampionatit/ “Vendnumëro!”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2017 | 21:49

Editoriali i kampionatit/ “Vendnumëro!”

BESNIK DIZDARI

Në katër javët e fundit në Kampionatin e Shqipërisë 2017-2018, skuadrat thuajse nuk kanë lëvizur nga vendi. Në secilën prej këtyre katër javëve, tabela e renditjes (jo e “klasifikimit” se nuk është shqip) ka pësuar vetëm dy ndryshime në javë. Pra që në secilën nga këto katër javë kanë lëvizur nga vendi i tyre në renditje respektivisht vetëm nga dy skuadra.

Partizani-Skenderbeu

Kemi kështu një kampionat të palëvizshëm. Kemi një kampionat të sunduar për të tetin vit me radhë prej Skënderbeut të Korçës, të cilit, mbas fitores 3-2 me ish-kampionen e Europës të viteve 1975 e 1986, Dinamon e Kievit të Llobanovskit e Bllohinit – kampionati rrezikon t’i duket si “lojë”, jo lojë futbolli, por lojë-“loje”!

Nuk e di mendimin tuaj, por ndeshja e tij e së hënës me Partizanin e tillë m’u duk. Fytyra lojtarësh korçarë disi të ftohta, shikime krejt të qeta (nuk guxoj t’i quaj indiferente), vetësiguri e plotë thjesht për të mos humbur për të 12-tën herë dhe si fund një barazim që sa la mbrapa, në vendin e 6-të, Partizanin me 13 pikë larg skuadrës së Korçës, ose më mbrapa Kamzës e Laçit, po aq la mbrapa dhe stadiumin “Selman Stërmasi” në qetësinë e një mbrëmjeje që nuk arriti të bëhej as edhe televizive.

Ngaqë edhe këtu po “vendnumëro”: dy televizione e transmetojnë njëkohësisht, njëri me pagesë e tjetri pa pagesë dhe nuk di që ndonjëri të ketë gabuar edhe kësaj radhe, e të ketë thirrur plot gjakim: “transmetimi ynë ekskluziv”. Dhe ndeshja që, assesi nuk pati tone të vërteta të një “partizanerije” si dikur – kjo sa për të kujtuar se çka pat qenë i zoti të bënte ndër vite të shkuara legjendari ynë me emrin Partizani.

Dhe 0-0 – që të duket se hyn edhe ky në kontekstin e titullit të editorialit tonë: “Vendnumëro”! Kampionati i Shqipërisë duket se nuk ka ngjarje. Ai ka heshtur. Ka heshtur në të gjithë kahet nga ta marrësh. Ka heshtur në cilësinë, ndonëse për çudi jorrallë ka gola vërtet spektakolarë, që duket se janë thjesht interpretime vetjake futbollistësh dhe jo të një harmonie tansore të një baleti kolektiv.

E pra me vetëm 7 golat e kësaj jave, që do të thotë se 5 skuadra, pra gjysma e tyre, nuk kanë shënuar, “vendnumëro”- ja jonë sa vjen e përforcohet. Kampionati i Shqipërisë ka heshtur, sepse ai fton gjithnjë e më pak shikues në tribunat e stadiumeve të tij.

Simbas numrave të fundit të gazetës sonë “Panorama Sport”, në Shkodër kanë qenë vetëm 150 tifozë – pra nja dhjetë herë më pak se dikur kur ndesheshin për kampionatin lokal të Shkodrës Fermentimi i Duhanit me Spartakun e Shkodrës. Në Kamzë vetëm 300 shikues, ndonëse skuadra e re e zonës, dikur e quajtur Dajti, po zhvillon kampionatin e saj më të mirë në historinë e vet modeste.

E, Vlorën nuk po e përmend, ndonëse skuadra duket jo keq, edhe pse tribuna e saj e madhe, ajo karshi, asnjëherë nuk u mbush. Po për fat, gazeta jep mbi 2000 të pranishëm në Laçi-Kukësi, kur nuk di a vërtet ka kapacitet për 2000 vende stadiumi i Laçit?… Dhe doemos gjithnjë “vendnumëro”. Vendnumëro edhe në stilin organizativ, përderisa FSHF nuk i detyron klubet – natyrisht me rregullore – që ta informojnë çdo javë për numrin e saktë të biletave të shitura, siç veprohet në krejt Europën.

Kështu jemi gjithnjë “vendnumëro” me tribunat karshi, siç i shikon nga TV çdo javë që thuajse janë bosh. E kësisoj pamja e stadiumeve tona në krahasim me ato europianë, duket si një prehistori e një jete po të varfër. Dhe i lutem redaksisë së “Panorama”-s, që këtë editorial ta shoqërojë me një foto të krejt tribunës përballë të ndeshjes Partizani- Skënderbeu (e ajo përmes propagandës së tejfryrë, emfatike, bombastike deri në kupë të qiellit, u propagandua sikur të ishte finalja e Europës) dhe do të shihni se në tanësi kjo tribunë ka mbushur vetëm gjysmën e saj me spektatorë.

Ndonëse paska qenë kryendeshja e jav- ës. Dhe gjithnjë “vendnumëro” ngado që të rropatesh. Në mos gabofsha, Flamurtarit të Vlorës i kam numëruar plot 10 lojtarë të huaj! Duhet të jetë rekordi i “mosshqiptarësisë” në historinë e Kampionatit të Shqipërisë, e cila përfundimisht ka hequr dorë nga formimi i lojtarëve të kombësisë shqiptare të Republikës së Shqipërisë. Kësisoj “vendnumëro”-ja ka shtrirë strehën e saj të pafund mbi jetën e futbollit të mbrendshëm shqiptar, duke mos lejuar assesi të hyjë dielli apo dritat e zhvillimeve të tij kombëtare.

E mandej “vendnumëro”-ja e vendnumërove, që ka të bëjë me atë që jam bërë “vendnumëro” edhe unë duke e përsëritur përherë: numri i pakët i skuadrave, vetëm 10, që ka zhdukur prej Kampionatit Kombëtar Kavajë e Elbasan, Berat, Fier e Dinamo – duke lënë përherë të parë në histori kryeqytetin Tiranë me vetëm 1 ndeshje kombëtariste në javë. Nuk e harrova Sportklub Tiranën e Kategorisë së Dytë, pra. Jo e Parë pra, siç gënjejnë pa pike zori çdo javë.

Vetëm desha t’i kujtoj lexuesit që të mos rrehet prej trajtimit nostalgjik që u bëhet ndeshjeve të saj, njëlloj sikur të ishte ende pjesë e Kampionatit Kombëtar, teksa edhe skedën e ndeshjeve të saj dhe komentet ia faqosin njëlloj si të skuadrave të asaj që më kot quhet “Superiore”. Pjesë e së cilës as ky klub më i famshmi ynë, sot nuk është më. Nuk ka problem megjithatë. Të gjithë i gëzohen Kampionatit me vetëm 10 skuadra.

FSHF-ja e para, presidentët e klubeve të dytët, vëzhguesit apo delegatët të tretët e të katërtit – gati të gjithë nga Tirana – disa prej të cilëve, pa mbushur raportin për ndeshjen, nxitojnë tek ekrani i vogël për të shpëtuar gabimet e gjyqtarëve, teksa priten thuajse me eufori prej redaktorëve apo përgjegjësve të rubrikave televizive të futbollit. Çka të çon kështu te “vendnumëro”-ja tjetër, ajo e sundimit të moviolës dhe të varfërimit të mendimit futbollistik apo sportiv shqiptar. Duket ndërkaq, se Kampionatit i gëzohen edhe bashkitë, edhe ministria përkatëse, e, përbërjes, organizimit të saj për sportet, nuk ia dëgjojmë fort zërin prej do kohe bukur të mira.

Nuk di ai i gëzohet Kampionatit ndërkaq, edhe KOKSH, i cili nuk ia ka arritur ende që prej Kampionatit Kombëtar të Futbollit të përftojë sadopak një shpirt olimpik. (Janë rrahë edhe futbollistë prej spektatorëve këto kohë, por them se kjo do të jetë një rastësi, që nuk ka të bëjë me “vendnumëro”-në tonë). E në thelb, kampionatit mund t’i gëzohet edhe vetë Qeveria, ndonëse ky kampionat nuk është më gara më popullore e përjavshme që ia lehtëson paksa gjendjen shpirtërore jetës së vështirë të shqiptarëve. Kësisoj, mund të themi se “vendnumëro”-ja ka shtrirë jo nga penalltitë.

Nga pika e bardhë ekipi shqiptar nga Maqedonia u tregua më i saktë dhe arriti të fitonte takimin me rezultatin e përgjithshëm 3-4, duke bërë të vetën kupën “Pavarësia”. Pjesë e Strugës ishte edhe mesfushori Ardit Shaqiri, që ka luajtur me Teutën dhe Gramozin në Kategorinë Superiore. Llazi Saro krahët, por tentakulat e saj të frikshme, të pamëshirshme që mbajnë peng kampionatin tejet të mpakur të Shqipërisë. Tash më thoni: sa vjet u bënë që ky kampionat nuk ka nxjerrë asnjë talent të përmasave? Një, një të vetëm. Jo të kalibrit të Loro Boriçit, Panajot Panos apo Sabah Bizit.

Për të mos shkuar te Shqipëria tjetër e futbollit, ajo e Riza Lushtës dhe e Naim Kryeziut. Dhe papritmas m’u kujtua kjo tjetra: më thoni sa vjet ka që Shqipëria e kampionatit të saj kombëtar nuk ka nxjerrë një portier si Jani Kaçi, Perlat Musta apo Foto Strakosha? Në 25-shen e Kombëtares së trajnerit Christian Panucci të ndeshjes së bukur miqësore me Turqinë, kishte vetëm 5 lojtarë të dalë prej Kampionatit të Shqipërisë!!! Kështu pra! “Vendnumëro, vendnumëro, vendnumëro”!

Nuk na ka mbet gjë tjetër veçse të thërrasim në kupë të qiellit: “Rroftë Seria A e Italisë”, që është një shtet tjetër. Për çkombëtarizimin e shqiptarëve prej Serisë A të Italisë, pat pas frikë edhe Mussolini. Dhe urdhëroi që Shqipërisë së pushtuar t’i organizonte plot tre kampionate kombëtare të saj. Nuk di a do të lejonte atë që na ndodh sot: që me një ndjenjë inferioriteti të pashembullt mbërrihet që deri te titujt e “kopertinës” së emisioneve qendrore të lajmeve të televizioneve kryesore shqiptare, të jepen bujshëm ajo çka ndodh në Serinë A të Italisë! Edhe këtu… “vendnumëro”…

* Artikull i shkruar për “Panorama Sport”. Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi në print ose online.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"