Edi Martini: Skënderbeu një nga ekipet më të mira, Teuta synon Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2020 | 18:46

Edi Martini: Skënderbeu një nga ekipet më të mira, Teuta synon Europën

Teuta po bën mirë në kampionat, teksa rënditet në vendin e tretë. Ekipi bregdetar luan nesër ndaj Skënderbeut në Durrës, dhe do kërkojë vazhdimësinë e rezultateve pozitive. Trajneri Edi Martini ka folur në një pronocim për “Supersport” ku ka treguar edhe objektivin e skuadrës që ai drejton që është kualifikimi në Kupat e Europës.Trajneri shkodran gjithashtu vlerësoi edhe kundërshtarët si dhe trajnerin Daja.

Edi Martini teuta

NDESHJA – “Është një ndeshje shumë e fortë. Skënderbeu është një nga ekipet më të mira, shoh shumë pak pika të dobëta te Skënderbeu. Ka një ekip mjaft të kompletuar, pavarësisht gjendjes psikologjike dhe faktit që nuk e dinë se për çfarë luajnë. Është një ekip që ka kontingjent shumë të mirë dhe bën një lojë shumë të mirë. Duhet të kemi kujdes. Nuk kemi rrugë tjetër përveç fitores, duhet të luftojmë shumë, të djersijmë shumë dhe të jemi me këmbë në tokë”.

PENGU – “Sidomos me skuadrat e forta, ne jemi përballur më së miri. Ne kemi bërë një ndeshje shumë të mirë në Korçë, kemi humbur 3-2 përpara se të binte pandemia. Kemi humbur penallti në minutën e fundit, mund të barazonim, por sidoqoftë fitoi Korça. Mund të ishte edhe një penallti që mund të çonte ndeshjen 3-2 për ne. E vlerësoj maksimalisht trajnerin e tyre dhe ekipin kundërshtar. I respektoj maksimalisht dhe mezi presim të futemi në fushën ditën e hënë”.

PROBLEMET – “Grupin e kemi pak të reduktuar. Kemi shumë lojtarë të rinjë, që janë një e ardhme e sigurt, por, për momentin, sidomos në këtë ngarkesë psikologjike që ka kampionati dhe kupa, është e vështirë t’i fusësh në lojë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"