E zuri korrenti në dush, lojtari i Kategorisë së Parë kujton momentin ku shpëtoi për mrekulli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2020 | 11:53

E zuri korrenti në dush, lojtari i Kategorisë së Parë kujton momentin ku shpëtoi për mrekulli

Ndeshjet e kthimit në minigrupin e “play off”-it nisin me transfertën e Shijakut për Besëlidhjen, që lufton tashmë për të mbajtur vendin e dytë. Ngjitja direkt në elitë është siguruar edhe matematikisht nga Kastrioti, kështu që lezhjanëve u ka mbetur rruga e gjatë dhe e vështirë e ndeshjeve shtesë për të tentuar Superioren. Barazimi dramatik ndaj Korabit në shtëpi e ka vështirësuar rrugën edhe për vendin e dytë, ndaj dhe lojtarët e Besëlidhjes po mundohen të jenë sa më të përqendruar.milan-gjorgjevic

GJORGJERVIÇ – Mesfushori veteran i Besëlidhjes, 34-vjeçari Milan Gjorgjeviç, gjatë një prononcimi për “Panorama Sport” bën apel për shokët që të gjitha sfidat e mbetura të vlerësohen maksimalisht, ndërkohë që kujton edhe ngjarjen e ndeshjes së parë në stadiumin “Tofik Jashari”, ku atë e zuri korrenti në dush dhe shpëtoi për mrekulli. “Ndeshja ndaj Korabit ishte dramatike për ne. Edhe fatin e kishim kundër gjatë gjithë ndeshjes, ku ishim superiorë dhe zhvilluam volum loje, krijuam raste të pastra dhe goditëm tri herë shtyllën, por në fund morëm vetëm një pikë. Në atë ndeshje i humbëm të gjitha llojet e rasteve, dolëm vetëm për vetëm me portierin dhe gabuam, humbëm edhe penallti dhe për këtë jam unë përgjegjës, edhe pse nuk jam as i pari dhe as i fundit që gaboj nga pika e bardhë.Beselidhja goli

Gjithsesi, e ndiej fajin. Duke e lënë pas atë ndeshje, atë barazim të çmendur që na mbajti në lojë për vendin e dytë, po mendojmë për sfidat që kemi në radhë. Në fundjavë shkojmë në Shijak për t’u ndeshur me Erzenin, një sfidë që na duhet ta fitojmë për të mbajtur vendin e dytë. Në stadiumin e Shijakut ruaj një kujtim të hidhur, pasi në ndeshjen e parë që zhvilluam atje, kur po laheshim në dush pas ndeshjes, u godita nga rryma elektrike dhe vetëm falë shapkave që kisha në këmbë dhe ndihmës së shpejtë që m’u ofrua, shpëtova për mrekulli.

Dua që skuadra të japë më të mirën jo vetëm në këtë ndeshje, por edhe në të tjerat që kanë mbetur. Besëlidhja i ka treguar vlerat e saj edhe ndaj skuadrave të mëdha të Superiores, ndaj shanset tona për të përqafuar elitën me anë të ndeshjeve shtesë mendoj se janë reale”, deklaroi dje për “Panorama Sport” serbi i Besëlidhjes, Milan Gjorgjeviç.

PRENG GJIKOLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"