E veçantë/ Grizman bëhet për herë të tretë baba, vajza e tij lind në të njëjtën ditë me dy fëmijët e tjerë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2021 | 18:45

E veçantë/ Grizman bëhet për herë të tretë baba, vajza e tij lind në të njëjtën ditë me dy fëmijët e tjerë

Sulmuesi i Barcelonës, Antuan Grizman, ditën e sotme është bërë baba për herë të tretë, lajm ky që është shpërndarë nga vetë francezi në rrjetet e tij sociale.

mia grizman

Alba, do të quhet vajza e Grizmanit, por gëzimi më i madh në familjen Grizman është se edhe dy fëmijët e tjerë të sulmuesit francez, Mia dhe Amaro kanë lindur në datën 8 prill.

Vajza e madhe ka lindur më 8 prill 2016, ndërsa djali Amaro ka lindur më 8 prill 2019. Kjo rastësi i ka habitur të gjithë teksa, duket se Grizman ecën me plan edhe për lindjen e fëmijëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"