E TRISHTË/ Vuante nga sëmundje e rëndë, vdes ish-trajneri i njohur shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2020 | 23:49

E TRISHTË/ Vuante nga sëmundje e rëndë, vdes ish-trajneri i njohur shqiptar

Është ndarë nga jeta ish-trajneri i atletikës Gëzim Mema. Ai vdiq në moshën 73-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
mema
Për 23 vite, Mema drejtoi skuadrës e atletikës së Vllaznisë. Mema arriti të popullarizonte sportin e atletikës në Shkodër duke ndihmuar në promovimin e shumë atletëve shkodranë.

Falë punës së tij të palodshme, ai ndihmoi në fitoren e shumë trofeve në atletikë.

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të klubit sportiv Vllaznia, Gëzim Mema u vlerësua nga Baskia e Shkodrës si “Trajneri i Shekullit në vitin 2019”.

Mema ka drejtuar 13 vite Zyrën e Sportit në Bashkinë e Shkodrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"