E TRISHTË/ Humbje e madhe për sportin shqiptar, Arben Fagu ndahet nga jeta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2021 | 23:30

E TRISHTË/ Humbje e madhe për sportin shqiptar, Arben Fagu ndahet nga jeta

Basketbolli dhe sporti shqiptar ka humbur sot një nga kontribuesit më me emër. Ish-basketbollisti dhe ish-trajneri i Partizanit, Arben Fagu është ndarë mëngjesin e sotëm nga jeta në moshën 65-vjeçare. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe për fat të keq nuk mundi të shërohej.
arben fagu
Arben Fagu ka drejtuar dhe ekipin kombëtar të basketbollit për meshkuj si dhe Dinamon. Ai ishte vëllai i një tjetri ish-basketbollisti të njohur, Agim Fagu, si dhe i biri i themeluesit të klubit të basketbollit të Partizanit, Besim Fagu.

Përveç kontributit në parket, Arben Fagu ushtronte dhe detyrën e pedagogut në Universitetin e Sporteve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"