E RRALLË/ Firmos dhe debuton brenda ditës, futbollisti i Shpresave pëson eliminim dramatik në Spanjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Janar 21, 2020 | 22:30


E RRALLË/ Firmos dhe debuton brenda ditës, futbollisti i Shpresave pëson eliminim dramatik në Spanjë

Kleandro Lleshi është futbollisti më i ri i Rekreativos në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll, por po ditën e sotme ai debutoi me ekipin e ri në raundin e 1/16 të Kupës së Mbretit.

kleandro lleshi

Lojtari i Shpresave u aktivizua në minutën e 83-ë të takimit kundër Osasunës, por nuk pati mundësi të festonte paraqitjen e parë në mënyrën më të mirë të mundshme pasi Rekreativo u eliminua nga Kupa e Mbretit. Osasuna shënoi në 30 minutat shtesë duke e çuar rezultatin në 2-3, ç’ka i lejon të kualifikohen në fazën çerekfinale të Kupës së Mbretit.

20-vjeçari do të qëndrojë në formë huazimi deri në fund të sezonit dhe më pas Leganesi, klubi që ka kartonin e tij do të vendosë se ç’do të bëjë me të ardhmen e Lleshit.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com