E PLOTË/ Ndëshkimi i tretë brenda një muaji, Tirana dënon sërish Ngonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2018 | 22:06

E PLOTË/ Ndëshkimi i tretë brenda një muaji, Tirana dënon sërish Ngonë

Majkëll Ngo dëno het sërish nga Ti rana! Pas ngjarjes së një dite më parë, drejtuesit e skuadrës kanë ndëshkuar prapë anglezin për sjelljen e tij në fushën e lojës. Kështu, dje sulmuesi sërish është detyruar që të vrapojë rreth fushës së stërvitjes, si dënim për atë që ndodhi në miqësoren me Korabin. Lojtari të shtunën bëri disa xhiro vrap së bashku me Blazhevskin e dëmtuar dhe më pas u largua nga stërvitja, ndërsa pjesa tjetër e ekipit vazhdoi punën me trajnerin Ardian Mema. Përpara se të merrej vendimi, skuadra ka zhvilluar një analizë ku Ngoja dhe Muça kanë sqaruar çështjen.

ngoo

Anglezi është justifikuar se nuk ka dëgjuar vendimin e trajnerit, por meqë është sjellë keq ndaj shokëve është dënuar sërish me stërvitje jashtë grupit. Ky është dënimi i tretë që merr lojtari pas dy të mëparshmëve. Majkëll Ngo u kthye në stërvitje të martën, pas 21 ditësh “burg” mes dy dënimeve dhe gjobave. Edhe pse trajneri Ardian Mema kohë më parë deklaroi se anglezi nuk është në planet e tij, të martën pas një vendimi të klubit u detyrua që ta pranonte në stërvitje lojtarin anglez. Klubi bardheblu është detyruar të ndërmarrë këtë vendim, duke e kthyer sulmuesin në ekip, pasi emri i Majkëll Ngosë filloi të qarkullonte në media si një synim i mundshëm i merkatos të Partizanit.

Sulmuesi u rikthye tek ekipi i parë, duke u stërvitur normalisht, por qetësia zgjati vetëm katër ditë. Të premten, sulmuesi dhe mbrojtësi Gentian Muça u bënë protagonistë të një debati, që për pak sa nuk përfundoi në konfrontim fizik nëse nuk do të ndërhynte Eni Imami dhe Bedri Greca. Shkak u bë një penallti në miqësoren me Korabin që dy lojtarët kishin dëshirë ta ekzekutonin, por që e mori dhe e humbi Majkëll Ngo.

OLSI AVDIAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"