E PAZAKONTË/ Kritikoi shtetin, Kina ndalon transmetimin e ndeshjes së Arsenalit për shkak të Ozilit

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 17:27

Bota FB Premier Liga Të fundit

E PAZAKONTË/ Kritikoi shtetin, Kina ndalon transmetimin e ndeshjes së Arsenalit për shkak të Ozilit

Kina ka vendosur të mos transmetojë në kanalin shtetëror CCTV supersfidën e futbollit anglez Arsenal-Mançester Siti. Autoritetet shtetërore nuk kanë mirëpritur komentet e yllit turko-gjerman të Arsenalit Mesut Ozil referuar trajtimit që shteti kinez u bën prej dekadash të tëra minoritetit mysliman ujgur.

ozil

Ish-kampioni i botës me Gjermaninë në vitin 2014 kritikoi ashpër Kinën për persekutimin e vazhdueshëm që po i bën popullatës ujgure duke mos i lënë të shprehin identitetin e tyre si dhe duke i ndaluar të praktikojnë lirshëm besimin islam.

“Në Kinë, Kurani digjet, xhamitë mbyllen si dhe shkollat fetare islame, po ashtu dhe medresetë. Aty janë ekzekutuar mësues të fesë një nga një. Pavarësisht të gjitha këtyre problemeve, myslimanët e Kinës qëndrojnë të qetë”, u shpreh në profilin e tij në “Twitter” dhe “Instagram” Ozil.

kine

Televizioni shtetëror i Kinës CCTV u kundërpërgjigj se këto lloj deklaratash nuk mund të tolerohen.

“Komentet e Ozilit janë në mënyrë të padiskutueshme dashakeqëse për tifozët kinezë të cilët e ndjekin atë vazhdimisht. Kjo është diçka që ne nuk mund ta lejojmë”, bën me dije ccTV.

Ndërkohë, Arsenali nuk ka pranuar të shprehë qëndrim publik duke theksuar se “e gjitha kjo është një çështje personale e Mesut Ozilit”.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com