“E pata të vështirë në fillim”, Hyseni: Ja pse e humbëm derbin …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2019 | 21:00

“E pata të vështirë në fillim”, Hyseni: Ja pse e humbëm derbin …

Ajo që ishte përfolur gjatë javës përgatitore për derbin ndodhi. Alesio Hyseni ka bërë mbrëmë paraqitjen e parë zyrtare me fanellën e Partizanit, aktivizim i cili vinte pas një mungese gati njëvjeçare jashtë fushave të blerta. Për herë të fundit, 22-vjeçarit vlonjat ka luajtur më 21 dhjetor 2018, ku ka hyrë në fushë si zëvendësues në minutën e 90-të.

bARDHI hYSENI

Si për ironi të fatit, edhe për herë të fundit Hyseni kishte luajtur ndaj Tiranës, ndeshje e cila u fitua edhe asokohe nga bardheblutë me rezultatin 1-0.

Në një prononcim të dhënë pas derbit për “Panorama Sport”, vlonjati ndihet i kënaqur personalisht që u kthye në fushë pas një mungese njëvjeçare, por i vjen keq që debutimi me fanellën e Partizanit erdhi pikërisht në humbjen në derbi. Mesfushori e pranon se në ndërprerjen e pathyeshmërisë kanë pasur ndikim mungesat që pati ekipi, por ka besim se Partizani do ta kalojë shumë shpejt këtë moment.

Pas një mungese të gjatë debutoni në derbi… 

Po, është e vërtetë që kam një vit që nuk luaj. Në derbi më erdhi një mundësi shumë e mirë për të luajtur, por fatkeqësisht nuk arritëm të fitonim. Për këtë disfatë më vjen shumë keq.

hYSENI pARTIZANI

Në fillim të ndeshjes e pata pak të vështirë, nga vetë mungesa e gjatë që kisha jashtë fushave. Përveçse e kisha të vështirë nga koha e gjatë pa luajtur, vështirësitë i shtonte më shumë edhe fakti se luhej derbi.

Çfarë nuk shkoi te Partizani në këtë derbi, ku pas gati 6 viteve ndërpritet pathyeshmëria ndaj Tiranës? 

Për mendimin tim, ndikuan mungesat e rëndësishme që patëm në këtë takim, që të gjithë i dinë se kush ishin. Në pjesën e parë mund të them se ishim mirë, por nga fundi i pjesës së dytë çaluam pak.

Keni besim se do ta kaloni shpejt këtë goditje që morët?

Besoj se çdo ekip i fortë e ka një moment jo të mirë dhe shpresoj që ky moment i keq të kalojë sa më shpejt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"