E papritur! Piloti i Formula 1 në listën e të sanksionuarve nga Bashkimi Europian për lidhjet me Putin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2022 | 13:33

E papritur! Piloti i Formula 1 në listën e të sanksionuarve nga Bashkimi Europian për lidhjet me Putin

Kjo është padyshim një javë e errët për Nikita Mazepin. Piloti rus i Formula 1 fillimisht mësoi se nuk mund të garonte më me makinën Haas në sezonin e ri, e tashmë ka mësuar se as nuk i lejohet më të hyjë në territorin e Bashkimit Europian, për shkak të lidhjeve që ka me Vladimir Putin.

sfsdfaff

Piloti 23-vjeçar vetëm një ditë më parë e cilësoi të padrejtë shkarkimin nga Haas, që i mbylli derën atij edhe nëse do të pranonte të mos garonte me flamurin rus, duke larguar edhe sponsorin “Uralkali”, ku babai i tij Dimitri është një nga aksionerët kryesorë.

Por mbrëmë ka ardhur edhe goditja e madhe për pilotin. Babai i tij, Dimitri, është në listën e publikuar nga Bashkimi Europian, për oligarkët ndaj të cilëve ka sanksione si pasojë e lidhjeve me Putin dhe si ndihmës të tij në luftën në Ukrainë. Sanksionet shtrihen edhe në familjet e këtyre personave e kështu, edhe Nikita vlerësohet në listën e atyre të cilëve u janë ngrirë asetet si dhe e kanë të ndaluar të udhëtojnë në territorin e Bashkimit Europian.

sdfsdfsdfsdf

Kështu, piloti tashmë sheh karrierën e tij thuajse të mbaruar, për sa kohë që janë këto sanksione. Edhe nëse ato hiqen në një të ardhme të afërt, pakkush do të dëshironte të kishte në ekip një persona i cili ka lidhje direkte me Vladimir Putin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"