E PAPRITUR/ Parma e nxjerr në shitje, klubi i Serisë B këmbëngul për Dermakun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2020 | 18:55

E PAPRITUR/ Parma e nxjerr në shitje, klubi i Serisë B këmbëngul për Dermakun

Klubi i Serisë B ka shprehur interes për mbrojtësin e Shqipërisë dhe Parmës Kastriot Dermaku.
Dermaku-1000x600
“Kryqtarët” e kanë vendosur qendërmbrojtësin në listën e lojtarëve që mund të shiten. Ndërkohë, Leçe po këmbëngul që Dermaku të bëhet lojtari i tyre. Deri tani nuk ka negociata mes verdhekuqve dhe Dermakut pasi lojtari duhet të marrë përgjigje pozitive nga drejtuesit e Parmës.

Dermaku është nën kontratë me Parmën deri në vitin 2023 dhe zhvilloi sezonin e kaluar 19 ndeshje me Parmën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"