E PABESUESHME/ Juventusi mendon për zëvendësuesin e Dibalës, bardhezinjtë duhet të paguajnë 60 milionë euro për lojtarin e Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2020 | 15:48

E PABESUESHME/ Juventusi mendon për zëvendësuesin e Dibalës, bardhezinjtë duhet të paguajnë 60 milionë euro për lojtarin e Premier Ligës

E ardhmja e Paulo Dibalës te Juventusi sa  vjen dhe zbehet. Minutazh i pakët me Pirlon, dëmtim, krisje për çështjen e rinovimit kanë përforcuar idenë se argjentinasi nuk do të qëndrojë më në Torino. Madje, në media ka qarkulluar së fundmi një thashethem se “Zonja e Vjetër” po planifikon të gjejë zëvendësuesin e numrit 10 të Juventusit.
TRAORE
Bëhet fjalë për lojtarin e Ulvëruemptonit Adama Traore. Media spanjolle “Don Balon” shkruan se Juventusi po e ndjek lojtarin e klubit anlgez dhe mund të shpenzojë 60 milionë euro për ta blerë lojtarin.

Megjithatë, deri në fund të sezonit, ka ende shumë gjëra për të mësuar rreth së ardhmes së Dibalës.
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"