“E pa e gjithë Kosova, meritonim titullin”, Mezani: Prokuroria dhe Federata të marrin masa për sezonin tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2020 | 19:29

“E pa e gjithë Kosova, meritonim titullin”, Mezani: Prokuroria dhe Federata të marrin masa për sezonin tjetër

Trajneri i Gjilanit Gentian Mezani u shpreh pas përfundimit të takimit 2-2 me Ballkanin, rezultat që i dha të drejtë Dritës të festonte titullin e tretë kampion në histori.
Gentjan-Mezani-1
Pas sfidës, tekniku vlonjat u shpreh për “Supersport” se “Gjilani meritonte të fitonte titullin kampion dhe se ata me Ballkanin kryen një sfidë të pastër”. Megjithatë, ish-trajneri i Flamurtarit, Laçit dhe Luftëtarit i bëri thirrje Prokurorisë së Kosovës dhe FFK-së që të marrin masat për sezonin e ardhshëm të luhet i pastër dhe pa ndërhyrje.

“Ndeshja – E gjithë Kosova e ka parë si si ka luajtur Gjilani e si ekipet tjera. Ua mbyllëm gojën edhe specialistëve që na kritikonin. E them me gojën plot se Gjilani ishte skuadra më e mirë në Kosovë këtë edicion dhe e meritoi titullin kampion. Edhe ne edhe Ballkani kemi luajtur pastër. Prokuroria dhe Federata duhet të punojnë që kampionati i ardhshëm të jetë më i pastër.

Barazimi me Ballkanin shpalli Dritën kampione – Nuk më intereson fare nëse e kemi bërë Dritën kampion apo jo, ne ishim ekipi më i mirë”.

Respektimi i kampionatit – Skuadra është shumë e lodhur pas dy ndeshjeve të vështira, por do të japim maksimumin edhe ndaj Flamurtarit, sepse duhet të arrijmë vendin e dytë”, deklaroi Mezani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"