“Mbërritëm bashkë dhe do ikim ashtu”, Maradona largohet nga klubi argjentinas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2019 | 19:56

“Mbërritëm bashkë dhe do ikim ashtu”, Maradona largohet nga klubi argjentinas

Aventura e Diego Maradonës me argjentinasit e Gimnasias ka zgjatur vetëm dy muaj, teksa është mbyllur bashkëpunimin ditën e sotme.

18-11-2019-gimnasia-la-plata-dirigido-por-20-281-29

Shkak për shkarkimin e tij nuk janë bërë rezultatet e arritura, por një problem tjetër. 59-vjeçari është larguar për shkak se të shtunën do të bëhen zgjedhjet për presidentin e ri të këtij klubi, post në të cilin ishte Gabriel Pelegrino. Ky i fundit nuk do të jetë në krye të klubit, dhe për këtë arsye Maradona ka vendosur të largohet.

Diçka të tillë e ka komunikuar vetë Pelegrino, i cili në një intervistë të dhënë është shprehur: “Unë fola dje me Maradonën dhe kishte vendosur që të mos drejtojë më ekipin. Ne mbërritëm këtu së bashku dhe ashtu do të largohemi. “, u shpreh numri 1 i klubit argjentinas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"